Sociale 4 February 2025, 15:49 Nga VNA

Përmbytja në Durrës prek edhe burgun, transferohen përkohësisht disa të paraburgosur

Ndaje në Whatsapp
Përmbytja në Durrës prek edhe burgun, transferohen

Pak ditë më parë, kur Durrësi u përmbyt në disa nga lagjet e tij, ujërat vërshuan edhe në burgun e qytetit bregdetar, ku mbahen të izoluar persona të rëndësishëm të politikës, kryesisht të dënuar për korrupsion.

Sipas burimeve, kati i parë i burgut u përmbyt, duke detyruar Drejtorinë e Përgjithshme të vepronte me urgjencë. Një pjesë e të paraburgosurve u transferuan përkohësisht, ndërsa të tjerët u vendosën në qelitë e katit të dytë. Për disa orë, situata ishte kaotike.

Pas rënies së nivelit të ujit, nisi puna për sistemimin e të paraburgosurve dhe vlerësimin e dëmeve. Burgu i Durrësit strehon kryesisht zyrtarë të akuzuar për korrupsion. Aktualisht, mes tyre ndodhet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Më herët, në këtë burg kanë qëndruar edhe Fredi Beleri, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish-kryebashkiaku Vangjush Dako.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme