Sociale 6 February 2025, 15:57 Nga VNA

Institucionet nuk denoncojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar

Ndaje në Whatsapp

  • Të dhënat statistikore lidhur me kallëzimet e kryera ndaj korrupsionit të zyrtarëve të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar nga institucionet sinjalizuese dhe ato ligjzbatuese pranë SPAK, tregojnë se veç Policisë së Shtetit, shumica e enteve të tjera publike nuk kanë gjetur paligjshmëri për të referuar.

Apatia e institucioneve publike ndaj korrupsionit dhe paligjshmërive të funksionarëve të lartë bëri që drejtuesi i SPAK, Altin Dumani të evidentojë në mënyrë të përsëritur gjatë raportimeve të analizave vjetore pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe në Kuvend, mungesën e kallëzimeve penale për korrupsion dhe krim të organizuar nga ana e enteve publike që kanë funksion të hetojnë paraprakisht këto krime dhe ti adresojnë ato pranë organeve të drejtësisë. Sipas të dhënave që BIRN siguroi përmes kërkesave për informacion pranë Prokurorisë së Posaçme, SPAK, i vetmi institucion që ka depozituar çdo vit kallëzime është Policia e Shtetit. Për periudhën 2020-2024, Policia e Shtetit ka depozituar gjithsej 293 kallëzime penale, nga të cilat 205 për vepra penale që lidhen me korrupsionin dhe 88 denoncime që kanë të bëjnë me krimin e organizuar. Konkretisht, për vitin 2020 janë depozituar në total 67 kallëzime; 68 kallëzime penale për vitin 2021; 44 kallëzime në vitin 2022; 65 kallëzime penale në 2023-in dhe 49 në vitin 2024. Institucioni që renditet i dyti përsa u përket kallëzimeve penale të regjistruara në SPAK, është Kontrolli i Lartë i Shtetit, që në vitin 2020 ka depozituar 1 kallëzim; në 2021-in 4 kallëzime; 2 në vitin 2022 dhe 11 në 2024-ën – të gjitha kallëzime që kanë të bëjnë me vepra penale që lidhen me korrupsionin. Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka depozituar një kallëzim në vitin 2023; Administrata Doganore Shqiptare dhe ILDKPKI, nga një kallëzim në vitin 2024, edhe këto për vepra penale që lidhen me korrupsionin. Institucione të tjera që kanë për detyrë funksionale apo janë krijuar për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar nuk kanë kryer asnjë kallëzim. Një prej strukturave që nuk ka bërë asnjë referim prej  krijmit të saj, është dhe Rrjeti i Koordinatorëve Anti-Korrupsion, që drejtohet nga Ministri i Drejtësisë, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar kundër korrupsionit. Kjo strukturë u krijua bazuar në urdhërat nr.106, të datës 25 korrik 2019 dhe 25 qershor të vitit 2020, me objektiv luftën kundër çdo lloj korrupsioni dhe forcimin e besimit për një administratë publike, efiçente dhe me integritet të lartë në shërbim të qytetarit. Të tjera institucione veprimtaria e të cilëve ka të bëjë dhe me veprimtarinë e krimit të organizuar apo korrupsionin, por që nuk kanë depozituar asnjë kallëzim gjatë këtyre katër viteve në SPAK, janë Agjencia e Inteligjencës Financiare; Administrata Tatimore Shqiptare; Komisioneri i Prokurimit Publik,  Autoriteti Mbikqyrjes Financiare; Shërbimi Informativ Shtetëror; Komisioni Qendror i Zgjedhjeve; Banka e Shqipërisë, etj..

Reporter al

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme