Sociale 12 Shkurt 2025, 19:49 Nga VNA

Turistët “braktisin” kryeqytetin, bie 20% konsumi në bare dhe restorantet e Tiranës

Ndaje në Whatsapp
Turistët “braktisin” kryeqytetin, bie 20% konsumi në bare

Ndryshe nga vjet, në këtë periudhë viti në Tiranë vihet re mungesë e pranisë së turistëve të huaj në zonat afër qendrës. Rënia e numrit të vizitorëve të huajave ka ndikuar edhe te pakësimi i konsumit në bare dhe restorantet e kryeqytetit.

Enri Jahja kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve tha për Monitor se krahasuar me muajin janar të vitit të kaluar, konsumi për këto struktura ka rënë 20%. Sipas tij shkaku kryesor i pakësimit të konsumit është ulja e numrit të turistëve dhe rënia e fuqisë blerëse prej vendasve.

“Vjet në muajin janar në bare dhe restorantet në Tiranë pati një numër të lartë frekuentimi nga turistë të huaj. Fluksi i turistëve të huaj që vizituan Tiranën në 2024 ishte i pazakontë për muajin janar. Për muajin janar 2025 vihet re që ka rënie të ndjeshme të turistëve të huaj.

Kjo ka ndikuar te tkurrja e konsumit të kafes, pijeve alkoolike dhe ushqimit në restorante. Faktorë të tjerë që po ndikojnë te konsumi vijon të jetë rritja e çmimeve dhe rënia e vazhdueshme e konsumit nga vendasit. Për vendasit rritja e çmimeve dhe emigracioni janë faktorët kryesorë që ndikojnë te tendenca rënëse e konsumit.”

Jahja parashikon se përmirësim të konsumit të ketë prej muajit mars, kryesisht në zonat bregdetare, ndërsa në Tiranë dhe qytete të tjera, tendenca e konsumit do të vijojë të mbetet me luhatje.

Përgjatë 2025-s, ecuria pritet të jetë e mirë, por do të ketë shumë luhatje, pasi ka filluar të ndjejë edhe sezonalitetin e turizmit. Në disa qytete si: Lezhë, Vlorë, Sarandë etj., ka pasur mbyllje të bizneseve përkohësisht, për t’u rihapur sërish me afrimin e sezonit së verës. Kjo për arsye se nuk kemi në nivele të kënaqshme konsumim dhe se kostot e mirëmbajtës së stafit janë dyfishuar”, pohoi ai më herët.

Jahja nënvizon se në Shqipëri konstatohet ende fragmatizim shumë i fortë, i sektorit. Por sipas tij ka nisur një rishpërndarje apo vetërregullim në HoReCa që pritet të vijojë deri sa tregu të normalizohet.

Në vend janë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës. Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT, në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%. Referuar të dhënave të INSTAT, deri në 2019 në këtë sektor ishin të punësuar 45,000 persona. Numri i të punësuarve konsiderohet më i lartë, për shkak të informalitetit.

Problematikë e mprehtë për sektorin vijon të mbetet edhe vështirësia për gjetjen e punonjësve, por edhe informaliteti për pagat e tyre. Në 2023 në këtë sektorë llogaritej nga Shoqata e Bareve dhe Restoranteve një mungesë prej 15 mijë punonjësish.

Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahja thotë se parashikohet të vijohet me politikën e rritjes së pagave dhe kostoja shtesë do të reflektohet te çmimet për konsumatorin final./ Monitor

Video

Votimi për zgjedhjen e kreut të PD-së në Korçë është ndërprerë që në orët e para të mëngjesit për shkak të përplasjeve mbi listat e anëtarëve dhe akuzave për manipulim. Në garë janë Irvin Bode dhe Harito Zoto, por tensionet kanë bërë që komisionerët të marrin kutitë e votimit dhe të largohen, duke bllokuar procesin. Tashmë pritet një vendim nga PD qendër për vijimin e zgjedhjeve.

Një zjarr ka rënë në katin e 6 të një apartamenti në zonën e Komunës së Parisit, pikërisht në kompleksin Kika 1. Nga raportimet një dhomë e apartamentit ka marrë flakë ndërkohë që zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Donald Trump bezdiset nga një bletë gjatë intervistës: “Insekt i egër!” Një moment me humor në oborrin e Shtëpisë së Bardhë gjatë takimit të Trump me gazetarët/ Presidenti u bezdis nga një bletë teksa po u përgjigjej pyetjeve mbi bisedimet e paqes në Pakistan. “Një insekt i egër!”, komentoi ai me ironi, duke shkaktuar të qeshura mes gazetarëve të pranishëm.

Shpërthim tritoli në Tiranë. Lënda plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në biznese pranë njëri-tjetrit, një dyqan në kat të parë dhe një klinikë dentare në kat të dytë. Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 04:30, në rrugën “Xhanfize Keko” në dyqanin për sherbime interneti në pronësi të shtetasit E. M., ka shpërthyer një sasi dyshohet lëndë plasesë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor së bashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme