Sociale 15 February 2025, 12:01 Nga VNA

Bonusi i pensionistëve, qeveria shtyn premtimin, shpërndarja në prag fushate, në muajt Mars -Prill

Ndaje në Whatsapp
Bonusi i pensionistëve, qeveria shtyn premtimin, shpërndarja në

rill

Qeveria shqiptare miratoi bonusin e pranverës për pensionistët për vitin 2025 qyshse në dhjetor.

Fillimisht, shpërndarja e bonusit ishte planifikuar për pranverën, por qeveria ka vendosur ta avancojë atë në muajin shkurt 2025. Kjo do të thotë se mbi 730,000 pensionistë do duhej të kishin filluar të merrnin bonusin. "Pensionistët nuk do presin të mbarojmë zgjedhjet ne, do e marrin që në shkurt. Se si e mendojnë ata që mendjen e kanë mbrapsht kjo është festa e madhe e demokracisë. Kështu që nuk kam asnjë shqetësim”, deklaroi vetëm pak kohë më parë kryeministri Edi Rama.

VNA ka pyetur në disa zyra poste, dhe na rezulton që ende nuk ka nisur të shpërndahet bonusi për pensionistët. Madje, kur pyesim punonjëset për datën e shpërndarjes, ngrenë supet, duke thëne se: "Edhe ato janë në pritje për lekët. Por në Mars ose Prill mendojmë se fillon shpërndarja".

Sipas vendimit, pensionistët me pension mujor nën 20,000 lekë do të përfitojnë një bonus prej 10,000 lekësh (rreth 100 euro), ndërsa ata me pension mbi këtë vlerë do të marrin 5,000 lekë (rreth 50 euro). Për të siguruar shpërndarjen e këtij bonusi, është krijuar një llogari speciale në Bankën e Shqipërisë me një fond prej 6.3 miliardë lekësh.

Përveç pensionistëve, qeveria ka planifikuar shpërblime edhe për kategori të tjera sociale. Familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre do të përfitojnë një shpërblim prej 15,000 lekësh. Për këtë qëllim, është alokuar një fond prej 2.2 miliardë lekësh.

Këto masa synojnë të mbështesin shtresat më në nevojë dhe të përmirësojnë mirëqenien e tyre financiare.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme