Sociale 17 February 2025, 16:30 Nga VNA

Mjedisorët kundërshtojnë përfshirjen e qytetit gjerman në aeroportin e Vlorës

Ndaje në Whatsapp
Mjedisorët kundërshtojnë përfshirjen e qytetit gjerman

  • Organizatat gjermane në mbrojtje të mjedisit EuroNatur dhe BUND Naturschutz i bënë thirrje këshillit të qytetit të Mynihut të tërhiqet plotësisht prej projektit të Aeroportit të Vlorës, pas deklaratave të njëpasnjëshme të Konventës së Bernës dhe Këshillit Europian mbi dëmet që sjell ky projekt kontrovers në mjedis dhe peisazhin e mbrojtur Vjosë-Nartë.

Këshilli i Qytetit të Mynihut, aksioner në Aeroportin e Mynihut, do të vendosë nesër në lidhje me një peticion të dërguar nga organizatat gjermane në mbrojtje të mjedisit, mbi ndalimin e mbështetjes në projektin e aeroportit të Vlorës. “Qyteti i Mynihut, Shteti i Pavarur i Bavarisë dhe Republika Federale e Gjermanisë duhet të ndërmarrin hapat e duhur dhe të tërhiqen plotësisht prej këtij projekti”, u shpreh Gabriel Schwaderer , drejtuesi ekzekutiv i organizatës mjedisore EuroNatur. Organizatat mjedisore pohuan se kompania që operon Aeroportin e Mynihut (Flughafen Munchen Gmbh) është në rolin e kompanisë këshilluese në projektin e Aeroportit të Vlorës. Aeroporti i Vlorës që po ndërtohet në fushën e Akërnisë pranë Zonës së Mbrojtur Nartë-Vjosë vijon punimet pavarësisht thirrjeve të aktivistëve mjedisorë për të ndaluar projektin që rrezikon vazhdimësinë e specieve në këtë peizazh të mbrojtur, por edhe sigurinë e fluturimeve potenciale. Konventa e Bernës, Parlamenti Europian si edhe Komisioni Europian e kanë kritikuar këtë nisëm të qeverisë Shqiptarë për ndërtimin e aeroportit mes zonës së mbrojtur. Peticioni i organizatave mjedisore EuroNatur dhe Bund Naturschutz i adresohet kryebashkiakut të Mynihut Dieter Reiter, duke i kërkuar të advokojë dhe të flasë me bordin mbikqyrës të kompanisë “Flughafen Munchen Gmbh” për t’u tërhequr nga projekti i Aeroportit të Vlorës. “Agjenda e takimit të komitetit përgjegjës për ekonominë e qytetit ka rekomanduar refuzimin e peticionit”, shprehet Christian Hierneis, kreu i BUND Naturschutz Munich, një OJF në mbrojtje të mjedisit. “Qytetit i Mynihut ka 23% të aksioneve të aeroportit të Munich-ut, nuk mund të shmangë përgjegjësitë. Edhe pse Shqipëria është larg, por kjo nuk do të thotë që ata duhet të mbyllin sytë përballë shkatërrimit të natyrës”, vijoi Hiernes. Edhe Martin Geilhufe nga BUND Naturschutz pranoi se ekspertët e kësaj organizate kanë vizituar nga afër në terren punimet në zonën e mbrojtur, në vitin 2023. “Ne I kemi parë nga afër në terren tufat e flamingove që jetojnë në lagunën e Nartës”, tha Geilhufe nga BUND Naturschutz, duke shtuar se nëse ky aeroport bëhet funksionat aeroplanët do të fluturonin pikërisht mes zonës së mbrojtur. “I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të ndalojë këtë projekt të dëmshëm për mjedisin, dhe sipas nesh gjithashtu të paligjshëm”, përfundoi Gabriel Schwaderer, drejtor ekzekutiv i organizatës mjedisore ndërkombëtare EuroNatur.

Reporter.al

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme