Politika 25 August 2026, 09:09 Nga VNA

Braçe zgjohet për t'i prishur festën Edi Ramës: Jemi në krizë sepse vendimet i merr ti, jo socialistët, dua të kandidoj për Tiranën

Ndaje në Whatsapp

Mbledhja dyditore e drejtuesve të Partisë Socialiste në Pogradec duket se nuk ka sjellë qetësi brenda kampit rozë, veçanërisht sa i përket garës për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të pranverës 2027. Ndërsa pranë kryeministrit Edi Rama në Pogradec qëndronte Ogerta Manastirliu, e konfirmuar prej tij si kandidate për kryeqytetin, mungesa e deputetit të njohur socialist Erion Braçe u shoqërua me një reagim të tijin publik në rrjetet sociale.

Përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë nga Kombinati, Braçe ka lëshuar akuza ndaj mënyrës se si po merren vendimet brenda partisë, duke kërkuar garë të hapur dhe duke sfiduar drejtpërdrejt emërimin unilateral të kandidatëve.

"Nuk vlen njoftimi, është i vjetër!"

Braçe ka nëvizuar se anëtarësia e PS-së dhe qytetarët e Tiranës nuk kërkojnë emërime të vendosura në zyra të mbyllura, por përfshirje reale në vendimmarrje:

"Unë nuk besoj se socialistët duan një njoftim, por duan të vendosin. Unë nuk besoj se socialistët duan të votojnë një njoftim, por duan të zgjedhin kandidatin e tyre për Bashkinë e Tiranës!"

"Nuk pres një njoftim në mur apo në eter, nuk vlen njoftimi, është i vjetër; kriza që po jetojmë ka në thelb mënyrën se si vendosim dhe njoftimi, përjashtues përgjithësisht, nuk është më element i vendimmarrjes."

Edhe pse drejtuesit e partisë kanë nisur të japin sinjale apo konfirmime ndaj emrave të caktuar, Braçe bëri të ditur se ka nisur punën e tij në terren pa pritur asnjë "dritë të jeshile" nga lidershpi, duke konfirmuar ambicien e tij të prerë për të hyrë në garë:

"Jam edhe unë një nga të gjithë dhe nuk prita të më thotë dikush 'do jesh ti, puno tani'; jo, ndjeva njerëzit në rrugët e lagjet e Tiranës... po kuptoj qytetin dhe nevojat e tij rrugicë me rrugicë..."

"Po pres garën e do i shkoj deri në fund, si gjithmonë, për ta fituar këtë punë, se punë është!"
Sipas tij, baza socialiste dhe qytetarët e kryeqytetit kërkojnë të ndryshojë modeli i vendimmarrjes, i cili po bëhet "gjithnjë e më i ngushtë". Me këtë reagim të drejtpërdrejtë, Erion Braçe kërkon të hapë zyrtarisht një debat të brendshëm mbi demokracinë në PS, duke e bërë të qartë se gara për Tiranën nuk mund të mbyllet me një shfaqje nga Pogradeci.
Megjithëkëtë, thirrjet e tij të përsëritura deri tani kanë rënë në vesh të shurdhët. 

Video

28 tonë domate dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota! Rrugët e Buñol-it në Spanjë u kthyen në një lumë të kuq gjatë “La Tomatina”, festivalit të famshëm ku pjesëmarrësit zhvillojnë një betejë gjigante me domate. Festa që nisi nga një sherr spontan në vitin 1945 është sot një atraksion ndërkombëtar që sjell turistë nga e gjithë bota. Historia e plotë në linkun në koment⬇️

Një katastrofë e rëndë ka goditur Nepalin pranë kufirit me Tibetin, ku një masë e fuqishme uji, balte dhe shkëmbinjsh përfshiu disa zona. Autoritetet nepaleze njoftuan se deri mbrëmjen e së mërkurës janë gjetur trupat e 157 viktimave, ndërsa qindra persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Mes të zhdukurve raportohet se janë edhe qindra turistë, shumë prej tyre shtetas të huaj. Përmbytjet kanë shkatërruar shtëpi, automjete, rrugë, ura dhe infrastrukturë tjetër në zonat e prekura. Pamjet nga vendngjarja tregojnë fuqinë e rrjedhës, e cila ka marrë përpara gjithçka që ka gjetur në rrugën e saj. Të dhënat paraprake sugjerojnë se katastrofa mund të lidhet me shembjen e një mase akulli dhe shkëmbinjsh nga një akullnajë, ndërsa autoritetet po hetojnë shkakun e saktë.

Ergys Agasi del nga ambientet e Policisë, niset drejt Bllokut të Sigurisë.

Në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, për ndalimin e Ergys Agasit, kontrollet janë shtrirë edhe në zonën e Liqenit të Thatë. Forca të policisë po kryejnë verifikime në terren, ndërsa aksioni vijon në disa pika. Policia pritet të dalë me detaje zyrtare për ecurinë e operacionit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme