Bota 4 Prill 2026, 17:41 Nga VNA

Trump kërcënon Iranin: Hapni Hormuzin për 48 orë ose ferri do bjerë mbi ju

Ndaje në Whatsapp
Trump kërcënon Iranin: Hapni Hormuzin për 48 orë ose ferri

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani ka 48 orë për të përmbushur kërkesat e Ëashingtonit dhe për të arritur një marrëveshje ose për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.

‘A ju kujtohet kur i dhashë Iranit dhjetë ditë për të arritur një marrëveshje ose për të hapur Ngushticën e Hormuzit? Koha po mbaron, 48 orë para se të bjerë ‘ferri’ mbi ta’, u shpreh Trump në platformën e tij sociale Truth Social.

Më 26 mars, Trump tha se kishte zgjatur afatin për negociatat bërthamore të Iranit në 10 ditë, pjesërisht për shkak të asaj që e cilësoi si një gjest mirëkuptimi nga Teherani.

Rajoni është në gatishmëri që nga nisja e një ofensive të përbashkët nga SHBA-ja dhe Izraeli kundër Iranit më 28 shkurt, ku janë vrarë më shumë se 1.340 persona, përfshirë edhe liderin suprem të atëhershëm, Ali Khamenei.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë synuar Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë forca amerikane. Gjithashtu, Irani ka kufizuar lëvizjen e anijeve në Ngushticën e Hormuzit.

 

 

Video

Në Iran u rrëzua një avion amerikan F-15, duke nxitur një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi gjatë të cilit forcat iraniane hapën zjarr ndaj helikopterëve amerikanë. Një pilot u shpëtua, ndërsa për tjetrin vazhdojnë kërkimet. Irani ofroi shpërblim për informacione për gjetjen e tij. Autoritet iraniane po ashtu pretendojnë se kanë rrëzuar edhe një avion A-10. Presidenti i ShBA-së Donald Trump deklaroi se incidenti nuk do të ndikojë në negociatat mes palëve.

Shkrimtarja dhe artistja e njohur, tashmë shndërruar dhe në fenomen televiziv Moza Ahmeti ka një kritike të fortë. Ajo quhet Eir Plasari dhe është vajza e madhe e saj. Në gjurmët e prindërve edhe Eir është një shkrimtare e re e cila ka “kritika” për nënën e saj të bëra publike në një intervistë 4 vite më parë në emisionin Wake up. Video credits TCH

Hajde mos e beso kur ta thotë Rama…

Momenti kur shqiptari ndjek hajdutët që vodhën orën 65 mijë £ në Londër.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme