Bota 4 Prill 2026, 16:23 Nga VNA

365 ushtarë amerikanë janë plagosur në luftën më Iranin

Ndaje në Whatsapp
365 ushtarë amerikanë janë plagosur në luftën më

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Pentagoni, gjatë konfliktit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Iranin janë regjistruar një numër viktimash dhe të plagosurish. Nga të plagosurit, 247 janë pjesëtarë të ushtrisë tokësore, 63 të marinës, 19 marinsa dhe 36 nga forcat ajrore.

Shumica e ushtarëve të plagosur janë rikthyer tashmë në detyrë, sipas njoftimit të mëhershëm nga Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), ndërsa raportimi është publikuar nga The Ëall Street Journal.

Numri i viktimave mbetet 13, sipas të dhënave ushtarake. Prej tyre, shtatë janë vrarë gjatë operacioneve, përfshirë gjashtë që humbën jetën në një sulm iranian në Kuvajt dhe një tjetër që ndërroi jetë si pasojë e plagëve në Arabinë Saudite.

Gjashtë viktimat e tjera u shkaktuan nga një aksident ajror, konkretisht nga rrëzimi i një avioni amerikan furnizues me karburant në ajër, dhe klasifikohen si vdekje jo të lidhura me veprime armiqësore.

Ndërkohë, një anëtar i ekuipazhit të një avioni luftarak amerikan F-15 që u rrëzua mbi Iran vazhdon të jetë i zhdukur, ndërsa operacionet e kërkimit po zhvillohen intensivisht nga forcat iraniane dhe amerikane.

Gjatë operacionit të shpëtimit të pilotit, të paktën një anëtar i ekuipazhit të helikopterit ka mbetur i plagosur.

 

 

 

Video

Në Iran u rrëzua një avion amerikan F-15, duke nxitur një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi gjatë të cilit forcat iraniane hapën zjarr ndaj helikopterëve amerikanë. Një pilot u shpëtua, ndërsa për tjetrin vazhdojnë kërkimet. Irani ofroi shpërblim për informacione për gjetjen e tij. Autoritet iraniane po ashtu pretendojnë se kanë rrëzuar edhe një avion A-10. Presidenti i ShBA-së Donald Trump deklaroi se incidenti nuk do të ndikojë në negociatat mes palëve.

Shkrimtarja dhe artistja e njohur, tashmë shndërruar dhe në fenomen televiziv Moza Ahmeti ka një kritike të fortë. Ajo quhet Eir Plasari dhe është vajza e madhe e saj. Në gjurmët e prindërve edhe Eir është një shkrimtare e re e cila ka “kritika” për nënën e saj të bëra publike në një intervistë 4 vite më parë në emisionin Wake up. Video credits TCH

Hajde mos e beso kur ta thotë Rama…

Momenti kur shqiptari ndjek hajdutët që vodhën orën 65 mijë £ në Londër.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme