Bota 4 Prill 2026, 15:30 Nga VNA

Raporti i CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet të hapet së shpejti

Ndaje në Whatsapp
Raporti i CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet të hapet së shpejti

Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hapet së shpejti. Këtë e thotë raporti i fundit I CIA-as amerikane, i cili thotë se Irani nuk do lejojë një hapje të shpejtë për t’a përdorur si mjet presioni ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë botës.

Lajmi është konfirmuar nga disa media ndërkombëtare që kanë cituar 3 burime pranë shtëpisë së bardhë, ndërsa Teherani kërcënoi këtë të shtunë se mund ta mbajë të mbyllur Ngushticën e Hormuzit mevite.

Ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e tregtisë botërore të naftës është pothuajse e paralizuar. Ekspertët vlerësojnë se kjo situatë mund të ketë efekt të kundërt nga ai i synuar fillimisht, duke rritur ndikimin rajonal të Iranit dhe duke dëshmuar aftësinë e tij për të kërcënuar furnizimet globale me energji.

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar vështirësitë për rihapjen e kësaj rruge ujore, duke sugjeruar se forcat amerikane mund ta bëjnë këtë ‘lehtësisht’. Në një postim në platformën e tij Truth Social, ai u shpreh se një veprim i tillë do të sillte përfitime të mëdha ekonomike.

Video

Në Iran u rrëzua një avion amerikan F-15, duke nxitur një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi gjatë të cilit forcat iraniane hapën zjarr ndaj helikopterëve amerikanë. Një pilot u shpëtua, ndërsa për tjetrin vazhdojnë kërkimet. Irani ofroi shpërblim për informacione për gjetjen e tij. Autoritet iraniane po ashtu pretendojnë se kanë rrëzuar edhe një avion A-10. Presidenti i ShBA-së Donald Trump deklaroi se incidenti nuk do të ndikojë në negociatat mes palëve.

Shkrimtarja dhe artistja e njohur, tashmë shndërruar dhe në fenomen televiziv Moza Ahmeti ka një kritike të fortë. Ajo quhet Eir Plasari dhe është vajza e madhe e saj. Në gjurmët e prindërve edhe Eir është një shkrimtare e re e cila ka “kritika” për nënën e saj të bëra publike në një intervistë 4 vite më parë në emisionin Wake up. Video credits TCH

Hajde mos e beso kur ta thotë Rama…

Momenti kur shqiptari ndjek hajdutët që vodhën orën 65 mijë £ në Londër.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme