Bota 4 Prill 2026, 15:41 Nga VNA

Alarm për karburantin e avionëve në Itali: katër aeroporte me furnizim të kufizuar

Ndaje në Whatsapp
Alarm për karburantin e avionëve në Itali: katër aeroporte

Katër aeroporte të rëndësishme italiane kanë raportuar mungesë ose furnizim të kufizuar me karburant për avionët, një situatë që pritet të zgjasë të paktën deri në mbrëmjen e 9 prillit. Bëhet fjalë për aeroportet Milano Linate, Venecia “Marco Polo”, Treviso dhe Bologna, ku autoritetet aeronautike kanë lëshuar njoftime zyrtare (NOTAM) për të menaxhuar më me kujdes rezervat e kerosenit.

Masat janë pasojë e drejtpërdrejtë e krizës në Lindjen e Mesme dhe mbylljes së Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret kryesore të transportit të naftës në botë.

Në këto aeroporte, prioritet për furnizimin me karburant do të kenë fluturimet ambulancë, fluturimet shtetërore dhe fluturimet me kohëzgjatje mbi tre orë. Për fluturimet e tjera janë vendosur kufizime të rrepta: në disa raste avionët mund të furnizohen me maksimumi 2.000 litra karburant për avion.

Në aeroportin Milano Linate, nga 4 prilli deri më 9 prill është sinjalizuar “disponueshmëri e reduktuar” e karburantit Jet A1 të furnizuar nga Air BP Italia, çka mund të sjellë kufizime në shërbimet e furnizimit për disa kompani ajrore.

Në Venecia, situata është edhe më e rregulluar: avionët që kryejnë fluturime më të shkurtra se tre orë do të marrin maksimumi 2.000 litra karburant, ndërsa pilotëve u kërkohet të planifikojnë furnizim shtesë në aeroportin e mëparshëm.

Kufizime të ngjashme janë vendosur edhe në Bologna dhe Treviso, ku furnizimi i kufizuar i kerosenit po detyron autoritetet të vendosin prioritete për fluturimet më urgjente.

Ndërkohë, kompania ajrore Ryanair ka deklaruar se furnizuesit e saj aktualisht mund të garantojnë karburant deri në mesin ose fundin e majit, por paralajmëron se nëse konflikti në Lindjen e Mesme dhe mbyllja e Hormuzit vazhdojnë, mund të shfaqen probleme në disa aeroporte evropiane.

Edhe Lufthansa ka paralajmëruar se një konflikt i zgjatur mund të krijojë bllokime në furnizimin me karburant për avionët, megjithëse kompania ka siguruar pjesën më të madhe të nevojave të saj përmes kontratave të paracaktuara.

Kriza e karburantit po shton frikën për rritje të çmimeve të biletave ajrore, pasi kompanitë mund të transferojnë kostot më të larta tek pasagjerët, veçanërisht gjatë sezonit të verës.

Video

Në Iran u rrëzua një avion amerikan F-15, duke nxitur një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi gjatë të cilit forcat iraniane hapën zjarr ndaj helikopterëve amerikanë. Një pilot u shpëtua, ndërsa për tjetrin vazhdojnë kërkimet. Irani ofroi shpërblim për informacione për gjetjen e tij. Autoritet iraniane po ashtu pretendojnë se kanë rrëzuar edhe një avion A-10. Presidenti i ShBA-së Donald Trump deklaroi se incidenti nuk do të ndikojë në negociatat mes palëve.

Shkrimtarja dhe artistja e njohur, tashmë shndërruar dhe në fenomen televiziv Moza Ahmeti ka një kritike të fortë. Ajo quhet Eir Plasari dhe është vajza e madhe e saj. Në gjurmët e prindërve edhe Eir është një shkrimtare e re e cila ka “kritika” për nënën e saj të bëra publike në një intervistë 4 vite më parë në emisionin Wake up. Video credits TCH

Hajde mos e beso kur ta thotë Rama…

Momenti kur shqiptari ndjek hajdutët që vodhën orën 65 mijë £ në Londër.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme