Bota 13 Maj 2026, 12:40 Nga VNA

Sindikatat laburiste paralajmërojnë fundin politik të Starmer: “Nuk do ta udhëheqë partinë në zgjedhjet e ardhshme”

Ndaje në Whatsapp
Sindikatat laburiste paralajmërojnë fundin politik të Starmer:

Sindikatat më të mëdha që mbështesin Partinë Laburiste në Britani kanë paralajmëruar se kryeministri britanik, Keir Starmer, nuk do ta udhëheqë partinë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, në një goditje të re politike që thellon krizën brenda Labour pas rezultateve katastrofike në zgjedhjet e fundit.

Sipas një draft-deklarate të siguruar nga The Guardian, 11 sindikata të lidhura me Labour – mes tyre Unite, Unison dhe GMB – pritet të deklarojnë publikisht se partia “nuk mund të vazhdojë në rrugën aktuale” dhe se “në një moment do të duhet të vendoset një plan për zgjedhjen e një lideri të ri”.

Deklarata vjen pas një takimi privat mes drejtuesve sindikalë, ku sipas burimeve pati përplasje të forta lidhur me kërkesën nëse Starmer duhet të shpallë menjëherë një kalendar për largimin e tij. Një burim i tha Guardian se gjatë mbledhjes kishte pasur “një sherr të madh” mes zyrtarëve sindikalë.

Megjithatë, sindikatat ranë dakord të dërgojnë një sinjal të qartë se besojnë që Starmer nuk do të jetë lideri që do ta çojë Labour në zgjedhjet e ardhshme.

Në draftin e deklaratës thuhet se, pavarësisht disa arritjeve si rritja e pagës minimale dhe pjesë të reformave për të drejtat e punëtorëve, Labour “nuk po bën mjaftueshëm për të sjellë ndryshimin për të cilin votuan njerëzit”.

Sindikatat kërkojnë një “ndryshim themelor të drejtimit ekonomik dhe strategjisë politike”, duke u distancuar nga “drama politike dhe lufta e personaliteteve në Westminster”.

Kriza politike e Starmer është thelluar pas dorëheqjes së katër ministrave dhe pas thirrjeve të mbi 90 deputetëve laburistë që kërkojnë largimin e tij. Edhe pse Starmer u ka thënë ministrave të kabinetit se do të vazhdojë të luftojë për të mbetur kryeministër, shumë prej aleatëve të tij pranojnë privatisht se ai ka pak gjasa ta udhëheqë partinë në zgjedhjet e ardhshme, nëse nuk arrin të përmbysë shpejt situatën politike.

Video

Kur ruhesh nga Saliu por ta zë karrigen Feriti.

Kur të fut në sherr doktori..

Po sepse Belinda i ka shërbyer palloshit ndërsa Elisa pallës

Personat që shihni në këto video janë Denis Shkalla dhe Martin Dado (Pecaj), pasi vjedhin një banesë në Tiranë. Të dy u arrestuan në kuadër të aksionit “Rruga e Veriut” që u finalizua nga forcat e komisariatit nr.3 në Tiranë. Nga hetimet rezultoi se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në orët e para të mëngjesit të datës 08.05.2026, kanë vjedhur banesën e shtetasit R.Vi, nw Laprakë, duke marrë shumën prej 28.000 eurosh dhe bizhuteri floriri me vlerë të konsiderueshme. Ndaj tyre rwndon vepra penale “Vjedhja me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim”.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme