Rajoni 14 May 2026, 14:22 Nga VNA

Dhunohet zv.ministri i Financave i Kosovës, Vendvendosje akuzon Sami Lushtakun

Ndaje në Whatsapp

Dhunohet zv.ministri i Financave i Kosovës, Vendvendosje akuzon Sami

Zëvendësministri i Financave në Kosovë, Hysni Mehani, njëherësh kryetar i Lëvizja Vetëvendosje në Skënderaj, është dhunuar këtë të enjte teksa ndodhej në një kafene në qendër të qytetit.

Në një reagim zyrtar, Vetëvendosje deklaroi se sulmi ndaj Mehanit është kryer nga kryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, së bashku me truprojat e tij.

Sipas reagimit të partisë, incidenti ndodhi në kafeterinë “Solo”, ku Mehani po pinte kafe së bashku me deputeten Arjeta Fejza dhe disa aktivistë të Vetëvendosjes.

Vetëvendosje pretendon se fillimisht Mehani është goditur me grusht dhe më pas me gotë në kokë. Po ashtu, sipas partisë, sekretari i qendrës së LVV-së në Skënderaj, Bahri Zabeli, është sulmuar fizikisht gjatë përpjekjes për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit.

Në reagim thuhet se Mehani ka marrë trajtim mjekësor pas incidentit.

“Ky sulm fizik banditesk tregon qartë pse këta njerëz nuk e kanë vendin në udhëheqje të institucioneve publike qendrore e lokale”, thuhet në deklaratën e Vetëvendosjes.

Partia ka kërkuar nga organet kompetente që të trajtojnë rastin me urgjencë dhe të ndërmarrin masa ligjore ndaj përgjegjësve, ndërsa i ka bërë thirrje edhe Partia Demokratike e Kosovës që të dënojë ngjarjen.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme