Bota 12 Maj 2026, 18:09 Nga VNA

Ish-zëdhënësja e Zelenskyt shpërthen në podcastin e Tucker Carlson: “Pas kamerave është një ari i egër”, e akuzon edhe për skema pastrimi parash

Ndaje në Whatsapp
Ish-zëdhënësja e Zelenskyt shpërthen në podcastin e

Julia Mendel, ish-zëdhënësja e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ka bërë deklarata të forta kundër ish-shefit të saj gjatë një interviste në podcastin e gazetarit amerikan Tucker Carlson.

Mendel, e cila tha se ka punuar për Zelenskyn nga viti 2019 deri në vitin 2021 dhe se e kishte mbështetur edhe pas nisjes së pushtimit rus në vitin 2022, deklaroi se presidenti ukrainas është krejt ndryshe nga imazhi që shfaq publikisht.

“Së pari, ai nuk është personi që shihni në kamera. Është një person krejt ndryshe. Ai ndryshon maska gjatë gjithë kohës. Është emocionalisht i pakontrollueshëm”, tha ajo gjatë intervistës.

Sipas Mendel, Zelensky “shpesh është histerik”, nuk kontrollon emocionet dhe nuk ka empatinë që shfaq publikisht.

“Është një aktor jashtëzakonisht i talentuar. Në kamera luan rolin e një arushi të butë, por kur fiket drita, është një ari i egër dhe shkatërron njerëzit”, deklaroi ish-zëdhënësja.

Ajo tha gjithashtu se Perëndimi ka krijuar një “mit” rreth Zelenskyt dhe se shumë njerëz vazhdojnë të besojnë se mbështetja për presidentin ukrainas është e njëjtë me mbështetjen për Ukrainën.

Mendel u përpoq të theksojë se nuk po justifikonte pushtimin rus apo Vladimir Putinin, duke e cilësuar agresionin rus “krim kundër njerëzimit”, por shtoi se lufta “nuk është më bardh e zi”.

“Ne e shohim Putinin si të keqen, por edhe Zelensky është një e keqe. Vetëm se është një e keqe e fshehur”, tha ajo.

Në pjesën më të fortë të intervistës, ish-zëdhënësja hodhi akuza edhe për korrupsion dhe pastrim parash në administratën ukrainase.

Ajo pretendoi se Zelensky “qëndron pas shumë skemave të pastrimit të parave” dhe tregoi një episod ku, sipas saj, një kandidat për post në Ministrinë e Politikave Sociale ishte pyetur gjatë intervistës për “skema pastrimi parash” që mund të financoheshin përmes ministrisë.

Deklaratat e Mendel kanë nisur të qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale dhe mediat online, duke shkaktuar debat të fortë për shkak të rolit që ajo ka pasur pranë presidentit ukrainas.

Video

Në ditën ndërkombëtare të infermierëve në vend të propagandës duhet një mesazh për ata të rinj që shkuan për të punuar në Gjermani…

Përplasje shpërthyese dhe akuza të forta brenda Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Audioja më poshtë, e siguruar nga mbledhja e zhvilluar më 30 prill, zbulon tensione të pazakonta mes anëtarëve të KLP-së, ku debatet degraduan në tone të ashpra dhe përplasje të drejtpërdrejta. Në qendër të konfliktit ishte kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, dhe anëtari Sokol Stojani, të cilët u përplasën fort për vendimin e marrë më 2 prill lidhur me hapjen e vendeve vakante në institucion. Bogdani kërkoi rikthimin e çështjes për rishqyrtim, ndërsa Stojani e kundërshtoi ashpër këtë lëvizje, duke ndezur një debat që përfshiu më pas edhe anëtarë të tjerë të Këshillit.

Panik dhe alarm në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Athinë, pasi një avion Airbus A321 i kompanisë Lufthansa me 177 pasagjerë dhe 7 persona të ekuipazhit u detyrua të kryente ulje emergjente për shkak të një problemi teknik. Sipas mediave greke, problemi teknik u konstatua gjatë fluturimit, ndërsa rreth orës 18:35 piloti kërkoi kthim emergjent në aeroportin “Eleftherios Venizelos”. Ulja u realizua pa probleme, megjithatë menjëherë pas ndalimit të avionit u aktivizuan procedurat e evakuimit emergjent. Stjuardesat hapën dyert e avionit, aktivizuan rrëshqitëset fryrëse të emergjencës dhe u kërkuan pasagjerëve të largoheshin sa më shpejt nga kabina siç pasqyrohet edhe në një video që po bën xhirron e mediave greke. Sipas autoriteteve greke, si ekuipazhi ashtu edhe të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë evakuimit pati dy lëndime të lehta.

Një video e jashtëzakonshme e publikuar nga NASA tregon momentet kur astronautët e misionit Artemis II eksperimentojnë me një pikë uji brenda kapsulës Orion, duke shfrytëzuar kushtet e mikrogravitetit gjatë udhëtimit historik rreth Hënës. Në videon e publikuar, një pikë uji shihet duke formuar një sferë pothuajse perfekte që noton lirshëm në kabinë. Astronauti Jeremy Hansen, për herë të parë në hapësirë, shihet duke vëzhguar sferën transparente, ku reflektimi i tij shfaqet i përmbysur për shkak të thyerjes së dritës. Më pas ai e manipulon me kujdes sferën e ujit përmes një kashte, duke e lënë sërish të notojë në mikrogravitet. NASA shpjegon se ky fenomen ndodh për shkak të mungesës së gravitetit, ku forcat e tensionit sipërfaqësor bëjnë që uji të marrë formën më të qëndrueshme, atë të një sfere.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme