Sergio Ramos dhe fondi i tij i investimeve Five Eleven Capital kanë arritur një marrëveshje për blerjen e Seviljas, në një lëvizje që mund të sjellë ndryshime të mëdha në drejtimin e klubit andaluzian.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Victor Fernandez, i cili raportoi se marrëveshja u finalizua pas një takimi të zhvilluar të martën në mëngjes. Sipas informacionit të publikuar, vlera e marrëveshjes për 80 për qind të aksioneve të klubit arrin rreth 450 milionë euro.
Ish-kapiteni i Real Madrid dhe i kombëtares së Spanjës synon që i gjithë procesi të përfundojë sa më shpejt, në mënyrë që të marrë kontrollin e plotë të menaxhimit të klubit dhe të nisë një projekt të ri drejtues për Sevillan.
Që të hënën në mbrëmje, Fernandez kishte raportuar për optimizëm të madh mes palëve të përfshira, duke lënë të kuptohej se marrëveshja përfundimtare ishte vetëm çështje orësh, gjë që tashmë është konfirmuar.
Ky zhvillim vjen në një moment shumë të ndjeshëm për Sevillan, e cila po kalon një sezon të vështirë dhe po lufton për të siguruar mbijetesën në La Liga. Klubi aktualisht ka 40 pikë dhe drejtuesit besojnë se kjo shifër ende nuk garanton qëndrimin në elitën e futbollit spanjoll, ndaj skuadrës i nevojitet të paktën edhe një fitore për të shmangur rrezikun e rënies nga kategoria.
Në ditën ndërkombëtare të infermierëve në vend të propagandës duhet një mesazh për ata të rinj që shkuan për të punuar në Gjermani…

Përplasje shpërthyese dhe akuza të forta brenda Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Audioja më poshtë, e siguruar nga mbledhja e zhvilluar më 30 prill, zbulon tensione të pazakonta mes anëtarëve të KLP-së, ku debatet degraduan në tone të ashpra dhe përplasje të drejtpërdrejta.
Në qendër të konfliktit ishte kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, dhe anëtari Sokol Stojani, të cilët u përplasën fort për vendimin e marrë më 2 prill lidhur me hapjen e vendeve vakante në institucion. Bogdani kërkoi rikthimin e çështjes për rishqyrtim, ndërsa Stojani e kundërshtoi ashpër këtë lëvizje, duke ndezur një debat që përfshiu më pas edhe anëtarë të tjerë të Këshillit.

Panik dhe alarm në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Athinë, pasi një avion Airbus A321 i kompanisë Lufthansa me 177 pasagjerë dhe 7 persona të ekuipazhit u detyrua të kryente ulje emergjente për shkak të një problemi teknik.
Sipas mediave greke, problemi teknik u konstatua gjatë fluturimit, ndërsa rreth orës 18:35 piloti kërkoi kthim emergjent në aeroportin “Eleftherios Venizelos”.
Ulja u realizua pa probleme, megjithatë menjëherë pas ndalimit të avionit u aktivizuan procedurat e evakuimit emergjent.
Stjuardesat hapën dyert e avionit, aktivizuan rrëshqitëset fryrëse të emergjencës dhe u kërkuan pasagjerëve të largoheshin sa më shpejt nga kabina siç pasqyrohet edhe në një video që po bën xhirron e mediave greke.
Sipas autoriteteve greke, si ekuipazhi ashtu edhe të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë evakuimit pati dy lëndime të lehta.

Një video e jashtëzakonshme e publikuar nga NASA tregon momentet kur astronautët e misionit Artemis II eksperimentojnë me një pikë uji brenda kapsulës Orion, duke shfrytëzuar kushtet e mikrogravitetit gjatë udhëtimit historik rreth Hënës.
Në videon e publikuar, një pikë uji shihet duke formuar një sferë pothuajse perfekte që noton lirshëm në kabinë.
Astronauti Jeremy Hansen, për herë të parë në hapësirë, shihet duke vëzhguar sferën transparente, ku reflektimi i tij shfaqet i përmbysur për shkak të thyerjes së dritës. Më pas ai e manipulon me kujdes sferën e ujit përmes një kashte, duke e lënë sërish të notojë në mikrogravitet.
NASA shpjegon se ky fenomen ndodh për shkak të mungesës së gravitetit, ku forcat e tensionit sipërfaqësor bëjnë që uji të marrë formën më të qëndrueshme, atë të një sfere.