Politika 12 May 2026, 17:56 Nga VNA

Kampi i Gjadrit krijon konfuzion në qeveri: Ferit Hoxha flet për fundin e marrëveshjes, Rama e korrigjon publikisht

Ndaje në Whatsapp

Kampi i Gjadrit krijon konfuzion në qeveri: Ferit Hoxha flet për

Ferit Hoxha u detyrua të bëjë sqarim publik vetëm pak orë pasi deklaroi për Euroactiv se marrëveshja me Italinë për kampin e Gjadrit “është për pesë vjet” dhe se “nuk jam i sigurt që do të ketë zgjatje”.

Deklarata u interpretua menjëherë në mediat e të dy vendeve si një sinjal se Tirana nuk e konsideron të përhershme marrëveshjen për kampin e emigrantëve në Gjadër. Por më vonë gjatë ditës, ministri i Jashtëm u përpoq të korrigjonte efektin e deklaratës së tij, duke thënë se nuk kishte shpallur ndonjë vendim politik dhe se kishte bërë thjesht një reflektim hipotetik për një Shqipëri që deri atëherë mund të jetë pjesë e Bashkimit Europian.

Për disa orë, të gjithë menduan se marrëveshja kishte një afat. Por më pas, nisën sqarimet se kishte patur një ngatërresë në përkthim.

Pas zhurmës së krijuar ministrit Hoxha i erdhi në ndihmë edhe Edi Rama, i cili garantoi publikisht se qëndrimi i Shqipërisë nuk ka ndryshuar dhe se protokolli me Italinë “do të vazhdojë për aq kohë sa e dëshiron Italia”.

Në fund, deklarata e parë mbeti deklaratë, sqarimi mbeti sqarim dhe të gjithëve iu desh të kuptonin se versioni zyrtar i ditës ishte ai i fundit.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme