Bota 13 Maj 2026, 08:43 Nga VNA

Donald Trump: Fundi i luftës Rusi-Ukrainë po afrohet shumë

Ndaje në Whatsapp
Donald Trump: Fundi i luftës Rusi-Ukrainë po afrohet shumë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se fundi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës “po afrohet shumë”, duke lënë të kuptohet se një marrëveshje paqeje mund të jetë pranë.

 

I pyetur mbi perspektivat e përfundimit të konfliktit, Trump u shpreh se beson fort në një zgjidhje të afërt mes dy vendeve. “Fundi i luftës në Ukrainë, me të vërtetë mendoj se po afrohet shumë”, tha ai, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara po punojnë për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje mes Moskës dhe Kievit.


“Besojeni ose jo, po afrohet dhe ne mendojmë se do të arrijmë një zgjidhje midis Rusisë dhe Ukrainës”, theksoi Trump, duke përsëritur gjithashtu pretendimin e tij se ka ndihmuar në zgjidhjen e “tetë luftërave” gjatë karrierës së tij politike.


Ai u pyet gjithashtu nëse ekziston një mirëkuptim mes tij dhe presidentit rus Vladimir Putin lidhur me një marrëveshje të mundshme paqeje që do t’i jepte Rusisë kontrollin e plotë mbi rajonin e Donbasit. Trump e mohoi shkurt këtë pretendim, duke u përgjigjur: “Jo”.


Deklaratat e tij vijnë në një moment kur diskutimet ndërkombëtare për një zgjidhje të mundshme të luftës në Ukrainë po intensifikohen, ndërsa situata në front mbetet ende e tensionuar.

Video

Meqë nuk i themi dot gjë Ramës merremi me Berishën…

Kur ruhesh nga Saliu por ta zë karrigen Feriti.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme