Kronika 14 May 2026, 15:53 Nga VNA

Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-ministrin Lefter Koka

Ndaje në Whatsapp

Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-ministrin Lefter Koka

Gjykata e Apelit të Posaçëm shpalli vendimin për të pandehurit për aferën e inceneratorit të Tiranës dhe riktheu në burg Lefter Kokën, ish-ministër i Mjedisit. Sipas përllogaritjeve, Kokës i kanë mbetur pa vuajtur edhe 6 muaj burgim.

Trupa gjykuese e kryesuar nga Iliriana Olldashi dhe anëtare Nertina Kosova e Daniela Shirka vendosi ndryshimin e vendimit nr. 30, datë 16.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për të pandehurin Lefter Koka, duke hequr pikën “3” të dispozitivit të këtij vendimi, që ka disponuar “për shuarjen e masës së sigurimit ‘arrest në burg’”, caktuar ndaj të pandehurit Lefter Koka me vendimin nr. 134, datë 07.12.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ishte dënuar nga GJKKO me 3 vjet burgim, dënim i cili u reduktua në 2 vjet falë gjykimit të shkurtuar, si dhe u urdhërua shuarja e masës së sigurimit “arrest me burg”.

Apeli i Posaçëm vendosi po ashtu të deklarojë fajtor për “shpërdorim detyre”, në bashkëpunim, me 8 muaj burgim, si dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet. Më herët Llapaj ishte shpallur i pafajshëm.

Ndërkohë, për të pandehurit Erjon Murataj, Namik Simixhiu, Bledar Karoli, Taulant Tusha dhe Valbona Ballgjini u la në fuqi dënimi i GJKKO-së me 2 vjet burgim secili, ndërsa për Sidita Kopliku dënimi me 8 muaj burgim.

Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako, është gjykuar veçmas për aferën e inceneratorit të Tiranës dhe u dënua me 2 vjet e 8 muaj burgim.

Prokuroria e Posaçme thotë se nga hetimet rezultoi se kompania koncesionare ka qenë në dijeni të rrethanave konkurruese para se të shpallej procedura dhe se u ndihmua nga zyrtarët publikë në përgatitjen e dokumentacionit dhe paraqitjen e ofertës që e shpalli atë fituese.

Kompania koncesionare Integrated Energy BV SPV u sekuestrua në gusht të vitit 2023, ndërsa SPAK deklaroi se pronarët faktikë të inceneratorit janë biznesmenët në arrati Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme