Politika 14 May 2026, 15:57 Nga VNA

Manja i kthen reston Peleshit. Çfarë ka ndodhur pas skenës që nxori kryetarin e Kuvendit nga binarët e edukatës?

Ndaje në Whatsapp

Manja i kthen reston Peleshit. Çfarë ka ndodhur pas skenës

Pas refuzimit të Niko Peleshit për t’i dhënë fjalën Ulsi Manjës, ky i fundit ka pritur momentin për të marrë fjalën dhe i është kundërpërgjigjur kryetarit të Kuvendit në mënyrë të drejtpërdrejtë nga foltorja.

“Zoti Kryetar i Kuvendit, meqë qëparë nuk më dhe fjalën për t’ju përgjigjur Sali Berishës, të paktën të të kërkoja edhe ndjesën publike me mikrofon se të ula gradat që ke. Preferove që në vend të ndjesës publike time pa mikrofon, të dominojë cinizimi yt me mikrofon.

Dua të të kujtoj se fuqia e ndjesës edhe pa mikrofon është më e fortë se cinizimi i kujtdo në raport me kolegët në këtë sallë.

Unë e njoh rregulloren e Kuvendit si deputet prej vitesh dhe kur ka çështje për diskutim me minutazh të caktuar, nuk lejohet replika, por në mirëkuptim me kolegun mund të ndryshohet radha e fjalës.

Ju nuk e patët këtë mirëkuptim, por ke mirëkuptimin tim të plotë se nuk është kollaj të përballesh me një dinosaur politik si Berisha, që mbijeton në pushtet me mjetet që di të përdorë më mirë: shpifjen, baltën, shantazhin dhe gradën që ka marrë së fundmi, “non grata”.

Që të përballesh me këtë lloj politike nuk të vjen në ndihmë rregullorja e Kuvendit, përveçse rregullorja jote”, tha Manja.

Ndërsa Manja ende nuk e kishte përfunduar fjalën, në momentin kur ra sinjali që tregonte mbarimin e kohës së tij, Peleshi iu drejtua duke i thënë se mund ta përfundonte fjalën deri në fund.

Por Manja, me tone të ashpra, nuk pranoi ta vazhdonte fjalën dhe u largua nga foltorja duke deklaruar:

“Nuk dua lëmoshë, Kryetar, në shkelje të rregullores”.

Pas akuzave të Gazment Bardhit ndaj Peleshit për mosnjohjen e rregullores, duket se kryetari i Kuvendit ka nisur të tregojë më shumë ashpërsi me deputetët e mazhorancës. Çudia qëndron pikërisht te fakti se përse Peleshi zgjodhi të përplasej publikisht me Ulsi Manjën.

Çfarë po ndodh pas dyerve të mbyllura të zyrave të Parlamentit? Mos vallë frika e kompromisit me PD për rregulloren ka nisur të prishë ekuilibrat brenda mazhorancës?

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme