Sociale 14 May 2026, 13:36 Nga VNA

Mjedisorët: Punimet në Pishë Poro-Nartë janë të paligjshme

Ndaje në Whatsapp

Mjedisorët: Punimet në Pishë Poro-Nartë janë të

Në një konferencë për shtyp, Organizata për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) u shpreh se punimet në zonën e mbrojtur Pishë Poro-Nartë po vijojnë me intensitet të lartë dhe në mungesë të plotë transparence, pavarësisht kundërshtimeve të mjedisorëve vendas dhe ndërkombëtarë, të cilët e cilësuan këtë projekt si të paligjshëm.

“Kudo vihen re gropa me beton si pararendëse të një rrethimi masiv që do të përfshijë të gjitha plazhet që ndodhen midis lagunës së Nartës dhe detit Adriatik”, tha Aleksandër Trajçe, drejtor ekzekutiv i PPNEA.

“Për shkak të këtyre punimeve, po u limitohet aksesi publikut për të vajtur në atë zonë. Gjithashtu në kantier ka agresivitet ndaj filmimeve apo afrimit tonë”, shtoi ai, gjatë konferencës për shtyp, duke theksuar se rrugët që po shtrohen nga betonieret në zonën e mbrojtur duket që janë permanente dhe jo provizore.

Në fillim të muajit Maj, disa aktivistë mjedisorë në Shqipëri denoncuan një sërë punimesh që po kryheshin brenda zonës Pishë Poro-Nartë, duke ngritur shqetësimin se aty po ndërtohet një kantier i ri brenda peisazhit të mbrojtur.

Sipas mjedisorëve, një përgjigje e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit konfirmon se në fakt ekziston një leje për kryerjen e punimeve, si edhe një Vlerësim për Ndikimin në Mjedis paraprak, por ato nuk janë bërë kurrë publike.

“Gjithsesi neve nuk na është vënë në dispozicion asnjë dokument i VNM-së, dhe ky dokument nuk është bërë as publik. Kemi bërë një kërkesë të dytë për informacion dhe jemi në pritje të përgjigjes së tyre”, tha Trajçe për BIRN.

E pranishme në konferencën për shtyp, Annette Spangenberg, drejtuese e programeve të konservimit pranë organizatës mjedisore gjermane EuroNatur, u shpreh ngjashëm se në fakt transparenca lidhur me këto punime nuk ekziston.

“Është e qartë që këto planë ishin në ajër që më parë, por nuk ka asnjë transparencë lidhur me to”, tha Spanenberg gjatë fjalës së saj.

Aktivistja e EuroNatur shtoi më tej se është shumë e rëndësishme që Bashkimi Europian të monitorojë nga afër këto punime dhe të rrisë presionin ndaj qeverisë shqiptare në mënyrë që punimet të ndalohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Edhe sipas Zydjon Vorpsit, drejtor politikash pranë PPNEA, ky projekt po zhvillohet “në terr”, pa asnjë tabelë apo lajmërim sqarues në vendin e kantierit.

Vorpsi evidentoi se projekti jo vetëm nuk bën transparencë, por shkakton dëme të shumta në mjedis.

“Dunat e rërës qindravjeçare po zhduken brenda 24 orësh”, tha Vorpsi.

Edhe Aleksandër Trajçe shtoi se projekti po zhvillohet pikërisht në kulmin e sezonit të riprodhimit të shumë llojeve të jetës së egër dhe të gjallë të kësaj zone të mbrojtur, që bën që këto punime të përkthehen në zhdukje të këtyre specieve./BIRN/

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme