53-vjeçari gjerman Christian Steffen dhe bashkëshortja e tij amerikane Melissa Anne Steffen u shpallën fajtorë nga gjykata në Oviedo për “dhunë sistematike psikologjike” dhe braktisje familjare, pasi autoritetet zbuluan kushtet tronditëse në të cilat jetonin tre fëmijët e tyre. Sipas hetimeve, çifti i kishte mbajtur të izoluar dy binjakët tetëvjeçarë dhe vëllain e tyre 10-vjeçar nga fundi i vitit 2021 deri në prill të vitit 2025. Fëmijët nuk kishin kontakt me botën jashtë, nuk ndiqnin shkollën dhe jetonin në kushte të rënda higjienike.
Kur policia hyri në banesë, gjeti mbeturina, pelena dhe produkte sanitare të përdorura, ndërsa fëmijët mbanin maska, flinin në shtretër të ngjashëm me kafaze dhe kishin probleme serioze fizike e psikologjike. Sipas autoriteteve, ata kishin vështirësi në ecje, probleme me kontrollin e nevojave personale dhe vonesa të mëdha në zhvillim.
Hetuesit zbuluan gjithashtu se binjakët nuk dinin as të lexonin dhe as të shkruanin, ndërsa asnjëri prej fëmijëve nuk ishte kontrolluar nga mjekët prej vitit 2019. Rasti u zbulua falë dyshimeve të një fqinje, e cila vuri re lëvizje të çuditshme dhe sasi të mëdha pelenash në porositë e familjes. Ajo mblodhi prova dhe njoftoi autoritetet, çka çoi në ndërhyrjen e policisë. Gjykata urdhëroi gjithashtu heqjen e të drejtave prindërore për më shumë se tre vite, ndalimin e afrimit pranë fëmijëve dhe pagesën e 30 mijë eurove dëmshpërblim për secilin prej tyre. Fëmijët ndodhen aktualisht nën kujdesin e shërbimeve sociale, ndërsa psikologët dhe edukatorët po punojnë për rehabilitimin e tyre pas traumës së rëndë që kanë përjetuar.
Panik dhe alarm në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Athinë, pasi një avion Airbus A321 i kompanisë Lufthansa me 177 pasagjerë dhe 7 persona të ekuipazhit u detyrua të kryente ulje emergjente për shkak të një problemi teknik.
Sipas mediave greke, problemi teknik u konstatua gjatë fluturimit, ndërsa rreth orës 18:35 piloti kërkoi kthim emergjent në aeroportin “Eleftherios Venizelos”.
Ulja u realizua pa probleme, megjithatë menjëherë pas ndalimit të avionit u aktivizuan procedurat e evakuimit emergjent.
Stjuardesat hapën dyert e avionit, aktivizuan rrëshqitëset fryrëse të emergjencës dhe u kërkuan pasagjerëve të largoheshin sa më shpejt nga kabina siç pasqyrohet edhe në një video që po bën xhirron e mediave greke.
Sipas autoriteteve greke, si ekuipazhi ashtu edhe të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë evakuimit pati dy lëndime të lehta.

Një video e jashtëzakonshme e publikuar nga NASA tregon momentet kur astronautët e misionit Artemis II eksperimentojnë me një pikë uji brenda kapsulës Orion, duke shfrytëzuar kushtet e mikrogravitetit gjatë udhëtimit historik rreth Hënës.
Në videon e publikuar, një pikë uji shihet duke formuar një sferë pothuajse perfekte që noton lirshëm në kabinë.
Astronauti Jeremy Hansen, për herë të parë në hapësirë, shihet duke vëzhguar sferën transparente, ku reflektimi i tij shfaqet i përmbysur për shkak të thyerjes së dritës. Më pas ai e manipulon me kujdes sferën e ujit përmes një kashte, duke e lënë sërish të notojë në mikrogravitet.
NASA shpjegon se ky fenomen ndodh për shkak të mungesës së gravitetit, ku forcat e tensionit sipërfaqësor bëjnë që uji të marrë formën më të qëndrueshme, atë të një sfere.

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Gaziantep, ku një 31-vjeçar dhe një grua morën peng një shofer taksie nën kërcënimin e armës dhe tentuan të arratiseshin nga policia.
Gjatë ndjekjes, autori hapi zjarr ndaj policisë nga brenda taksisë, ndërsa shoferi 58-vjeçar shfrytëzoi momentin për t’i marrë armën dhe për ta çarmatosur. Menjëherë më pas, policia ndërhyri dhe arrestoi dy autorët.
Shoferi mbeti i plagosur lehtë në gisht, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Lamine Yamal ishte në qendër të festimeve të FC Barcelona pas fitimit të titullit në La Liga. Gjatë paradës me autobus të hapur, talenti 18-vjeçar valëviti një flamur palestinez, një gjest që mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale.
Po ashtu, Yamal u shfaq me një bluzë me mbishkrimin “Falënderoj Zotin që nuk jam Madridista”, duke shtuar rivalitetin sportiv me Real Madrid CF pas triumfit të Barcelonës në El Clasico.
Me këtë sukses, Yamal ka arritur të fitojë tre tituj kampionë në La Liga në moshën 18-vjeçare, një rekord në historinë e Barcelonës.