Bota 16 August 2025, 18:48 Nga VNA

Revolta në Serbi/ Lëvizja studentore: Vuçiç po e dërgon vendin në luftë civile

Ndaje në Whatsapp
Revolta në Serbi/ Lëvizja studentore: Vuçiç po e

 

Prej nëntë muajsh, Serbia është përfshirë nga protesta masive të udhëhequra nga studentët, të cilët kundërshtojnë regjimin autokratik të Presidentit Aleksandar Vuçiç. Fillimisht paqësore, protestat u përshkallëzuan ditët e fundit në qytetet kryesore si Beogradi, Novi Sadi, Nish dhe Vrbas, ku shpërthyen përleshje të dhunshme mes qytetarëve protestues dhe simpatizantëve të partisë në pushtet, SNS.

Mediat gjermane, përfshirë Tagesspiegel, Frankfurter Allgemeine Zeitung dhe Rheinische Post, raportuan për një atmosferë të rënduar në vend. Studentët akuzojnë Vuçiçin se po e shtyn vendin drejt një lufte civile, duke refuzuar të dëgjojë kërkesat për zgjedhje të lira dhe luftë kundër korrupsionit. Sipas tyre, regjimi po përdor persona me precedentë penalë për të shtypur protestat, ndërsa policia nuk ndërhyn në mënyrë efektive.

Pamje nga protestat tregojnë përplasje të ashpra dhe qytetarë të plagosur. Në Novi Sad, një ekspozitë studentore u shkatërrua nga militantë të partisë, ndërsa në Baçki Petrovac ndërhyri edhe opozita sllovake për të kërkuar mbrojtjen e pakicës sllovake.

Presidenti Vuçiç ka zgjedhur të qëndrojë në rolin e liderit partiak në vend që të veprojë si president i të gjithë qytetarëve, duke nxitur më tej tensionet. “Serbia nuk ka më president,” tha gazetari Milan Qulibrk. Sipas lëvizjes studentore, Vuçiç “po e zhyt qëllimisht vendin në luftë civile”.

Protestat mbeten të fuqishme, ndërsa studentët shihen si forca e re politike që po sfidon regjimin aktual dhe kërkon një Serbi demokratike, pa korrupsion dhe me sundim të ligjit.

 

 

 

 

 

Video

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn.

Disa protestues janë mbledhur përpara Gjykatës së Lartë pak minuta para nisjes së seancës për shqyrtimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Me thirrjet "shqiptarët në liri, Erioni në qeli", ata kërkojnë që Veliaj të vijojë të qëndrojë në burg.

“Revanshi”/ GJKKO shpall vendimin për shtatë të pandehur, ja sa u dënua i forti i Niklës, Durim Bami, dhe ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme