Bota 16 August 2025, 10:43 Nga VNA

Hunter Biden sfidon Melania Trump pas kërcënimit me padi 1 miliardë dollarëshe

Ndaje në Whatsapp
Hunter Biden sfidon Melania Trump pas kërcënimit me padi 1

Hunter Biden i është përgjigjur prerë kërcënimit ligjor nga avokati i Zonjës së Parë, Melania Trump, i cili i kërkonte të tërhiqte deklaratat që e lidhin atë me Jeffrey Epstein. Pas publikimit të letrës nga avokati Alejandro Brito, që paralajmëronte një padi për shpifje me vlerë 1 miliardë dollarë, Biden tha: “F** that! Kjo nuk do të ndodhë”*, duke shtuar se mirëpret idenë që Melania dhe Donald Trump të ulen në një seancë dëshmish lidhur me marrëdhënien e tyre me Epstein.

Letra erdhi pas një interviste ku Hunter, duke iu referuar gazetarit Michael Wolff dhe raportimeve të mëparshme të “New York Times”, kishte thënë se Epstein kishte prezantuar Trumpin me Melanian. Avokati i Zonjës së Parë e quajti pretendimin “të rremë, shpifës dhe dëmtues”.

Në një intervistë të re me YouTuber-in Andrew Callaghan, Biden deklaroi se nuk ka bërë gjë tjetër veçse është mbështetur te burime mediatike të dokumentuara dhe se kërcënimet për padi janë “thjesht një përpjekje për të devijuar vëmendjen”. Ai theksoi se çështja kryesore mbetet lidhja e dhjetëra figurave të njohura me krimet e Epstein dhe se një proces gjyqësor do të sillte në dritë të vërtetën.

“Po të më padisin, Zonja e Parë dhe me shumë gjasë presidenti do të duhet të japin dëshmi. Në bazë të precedentit ligjor ‘Clinton vs. Jones’, as presidenti nuk është i përjashtuar nga depozitimi,” u shpreh Hunter Biden.

Video

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn.

Disa protestues janë mbledhur përpara Gjykatës së Lartë pak minuta para nisjes së seancës për shqyrtimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Me thirrjet "shqiptarët në liri, Erioni në qeli", ata kërkojnë që Veliaj të vijojë të qëndrojë në burg.

“Revanshi”/ GJKKO shpall vendimin për shtatë të pandehur, ja sa u dënua i forti i Niklës, Durim Bami, dhe ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme