Bota 15 Gusht 2025, 21:00 Nga VNA

Gjithë bota me sytë në Alaska, Trump dhe Putin mbërrijnë në takim

Ndaje në Whatsapp
Gjithë bota me sytë në Alaska, Trump dhe Putin

Në Anchorage të Alaskës, gjithçka është gati për takimin historik mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe Presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin. Sytë e mbarë botës janë të drejtuar nga ky vend, ku për pak minuta pritet që liderët e dy fuqive më të mëdha botërore të ulen përballë njëri-tjetrit për të diskutuar një marrëveshje të mundshme mbi përfundimin e luftës në Ukrainë.

Tapeti i kuq është shtruar mes avionëve ushtarakë, gati për të mirëpritur dy liderët. I pari që ka zbritur në tokën amerikane ka qenë Presidenti Trump, i cili ka mbërritur me avionin presidencial Air Force One, ndërsa pas disa minutash mbërriti dhe Putin.

20:49 – Trump përshëndet politikanët e Alaskës në Air Force One, në pritje të Putinit

Presidenti Trump ndodhet ende në bord të Air Force One, ndërsa pritet mbërritja e Presidentit Putin. Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, gjatë pritjes, ai ka përshëndetur senatorët e Alaskës, Lisa Murkowski dhe Dan Sullivan, si dhe guvernatorin e shtetit, Mike Dunleavy. Marrëdhëniet mes Trump dhe senatores Murkowski kanë qenë herë pas here të tensionuara, pasi ajo ka kundërshtuar disa prej prioriteteve të tij në Senat.

20:46 – Protesta në prag të takimit

Pak metra larg vendit ku do të zhvillohet takimi, disa persona kanë protestuar duke mbajtur flamuj të Ukrainës, në shenjë mbështetjeje për këtë vend dhe kundërshtie ndaj agresionit rus. Protestat po zhvillohen në prag të përballjes së parë pas 6 vitesh midis dy liderëve botërorë.

Detaje nga Kremlini për takimin

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se bisedimet mes Trump dhe Putin pritet të zgjasin me orë të tëra, deri në shtatë orë. Sipas tij, Presidenti amerikan do ta presë homologun rus në shkallët e avionit sapo ai të mbërrijë në Anchorage.

Gjatë udhëtimit drejt Alaskës, Presidenti Putin ka ndaluar në Magadan, një qytet port në Detin e Okhotsk, ku ka vizituar një fabrikë përpunimi të vajit të peshkut dhe ka zhvilluar takime me zyrtarët lokalë.

Deklaratat e Trump para takimit

Më herët gjatë ditës, Presidenti Trump është shprehur i bindur se Presidenti Putin nuk do të përdorë taktika bllokuese në bisedime.

“Nëse nuk do të isha president, Putini do të kishte synuar të merrte shumë më tepër, ndoshta kontrollin e të gjithë Ukrainës. Por unë jam president dhe ai nuk do të bëjë lojëra me mua”, ka deklaruar Trump.

Ai ka shtuar se do ta kuptojë brenda minutave të para nëse takimi do të jetë produktiv. Në të kundërt, sipas tij, ai do të përfundojë shumë shpejt. Presidenti amerikan nuk e ka përjashtuar mundësinë që bisedimet e sotme të mbyllen pa rezultat konkret, duke theksuar se ky takim është kryesisht një përgatitje për një raund të dytë bisedimesh, ku mund të marrë pjesë edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe që mund të zhvillohet sërish në Alaskë në një të ardhme të afërt. Trump ka lënë të hapur edhe mundësinë e pjesëmarrjes së disa udhëheqësve evropianë në këtë takim të dytë.

Video

Rritet ndjeshëm fluksi i hyrjeve në pikën kufitare të Kapshticës, ku emigrantët nga Greqia po kthehen për të festuar Pashkët pranë familjarëve. Nga qytetarët raportohen pritje deri në 1 orë e 30 minuta. Fluksi pritet të rritet edhe në ditët në vijim.

Melania Trump mohon çdo lidhje me Epstein…

Këto janë pamjet nga një ngjarja e rëndë që ndodhi në Vlorë, ku një vajzë 4-vjeçare u kafshuar nga një qen pitbull. Sipas pamjeve, qeni e ka kafshuar në kokë dhe e ka tërhequr zvarrë, derisa të pranishmit ndërhynë dhe arritën ta shpëtojnë fëmijën. Vogëlushja është jashtë rrezikut për jetën dhe ka dalë nga spitali.

Një punonjës i pakënaqur me rrogën dyshohet se i ka vënë flakën një magazine të madhe në Ontario, California. Zjarri u përhap me shpejtësi duke shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa mbi 170 zjarrfikës punuan për orë të tëra për ta vënë nën kontroll. I riu është arrestuar dhe, sipas hetimeve, kishte shprehur hapur pakënaqësinë për pagën, madje duke publikuar edhe video nga momenti i zjarrvënies.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme