Bota 15 August 2025, 22:22 Nga VNA

Mesazhi i “koduar” i gjuhës së trupit mes Trump dhe Putin në takimin e parë

Ndaje në Whatsapp
Mesazhi i “koduar” i gjuhës së trupit mes Trump dhe Putin

Presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe i Federatës Ruse, Vladimir Putin, u takuan të premten në Alaska, ku përshëndetja e tyre u shoqërua me një gjuhë trupi që tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Sipas agjencisë Reuters, të dy liderët shtrënguan duart dhe e prekën njëri-tjetrin në krah, në një shfaqje të dukshme afërsie, duke dhënë përshtypjen e një miqësie të hershme. Putini, i cili mbërriti në tokën amerikane me ftesë të Trump, pavarësisht se konsiderohet kriminel lufte në shumë vende të botës për shkak të luftës në Ukrainë, shfaqi një buzëqeshje pothuajse të plotë gjatë takimit.

Presidenti rus është i kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP), i akuzuar për krime lufte që lidhen me deportimin e qindra fëmijëve nga Ukraina. Rusia mohon akuzat dhe, duke mos qenë palë nënshkruese e traktatit themelues të GJNP-së, Kremlini e ka hedhur poshtë urdhër-arrestin si të pavlefshëm.

Donald Trump ka kohë që ka folur publikisht për marrëdhënien e tij miqësore me Putin. Edhe pse kohët e fundit ka paralajmëruar pasoja ndaj Moskës në rast se nuk ndalon luftimet me Kievin, deri tani këto paralajmërime nuk janë zbatuar në praktikë.

Video

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn.

Disa protestues janë mbledhur përpara Gjykatës së Lartë pak minuta para nisjes së seancës për shqyrtimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Me thirrjet "shqiptarët në liri, Erioni në qeli", ata kërkojnë që Veliaj të vijojë të qëndrojë në burg.

“Revanshi”/ GJKKO shpall vendimin për shtatë të pandehur, ja sa u dënua i forti i Niklës, Durim Bami, dhe ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme