
Marina e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit ka sekuestruar dy anije në ngushticën e Hormuzit, sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve Tasnim të Iranit.
Anijet u identifikuan si MSC Francesca dhe Epaminondas, të cilat thuhet se u drejtuan drejt brigjeve iraniane pasi “operonin pa autorizimin e kërkuar dhe për manipulimin e sistemeve të navigimit”.
“Prishja e rendit dhe sigurisë në ngushticën e Hormuzit është vija jonë e kuqe.”, citoi IRGC.
Më parë, UKMTO raportoi se dy anije u qëlluan pranë ngushticës, ndërsa BBC raportoi se një anije e tretë u sulmua pranë bregdetit iranian.






















