Bota 21 Prill 2026, 14:57 Nga VNA

Skandal në Milano: Festa me eskorta luksi për futbollistët, katër persona në arrest

Ndaje në Whatsapp

Skandal në Milano: Festa me eskorta luksi për futbollistët,

Një hetim i prokurorisë së Milanos ka zbuluar një rrjet që organizonte festa private me eskorta luksi për futbollistë dhe profesionistë të pasur, me xhiro që sipas autoriteteve kalon 1.2 milionë euro. Katër persona janë vendosur në arrest shtëpie, të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni dhe pastrim parash.

Në qendër të hetimit janë Deborah Ronchi dhe Emanuele Buttini, drejtues të agjencisë “Ma.De”, së bashku me dy bashkëpunëtorë të tyre. Sipas hetuesve, ata organizonin festa në klubet më ekskluzive të Milanos dhe “after-party” në hotele për futbollistë, duke siguruar praninë e vajzave të reja, italiane dhe të huaja, disa prej të cilave ofroheshin edhe si eskorta.

Në përgjimet e publikuara nga hetimi dëgjohen biseda mes të dyshuarve:
“Do një vajzë me pagesë”, – thotë njëri.
“Po i dërgoj brazilianen”, – përgjigjet tjetri.

Sipas dokumenteve të hetimit, organizatorët kishin në dispozicion rreth njëqind vajza, ndërsa për klientët VIP rezervoheshin edhe shërbime seksuale në ambiente private të klubeve apo në dhoma hoteli. Në disa raste një futbollist thuhet se ka shpenzuar rreth 3 mijë euro për një natë.

Vajzat paguheshin nga agjencia me 70 deri në 100 euro për mbrëmje, ndërsa fitimet kryesore vinin nga klientët e pasur. Vetëm nga futbollistët, sipas hetuesve, janë arkëtuar rreth 200 mijë euro.

Hetimi nisi pas denoncimit të një gruaje në vitin 2024, e cila deklaroi se në një apartament në Cinisello Balsamo organizoheshin evente me “shërbim eskortash” dhe se disa vajza detyroheshin të prostituonin.

Gjyqtarja e çështjes e ka cilësuar dosjen “një situatë të rëndë dhe alarmante”, duke theksuar se aktiviteti funksiononte në mënyrë të organizuar, me role të ndara, kontakte me lokale të njohura të jetës së natës në Milano dhe lidhje të drejtpërdrejta me futbollistë profesionistë.

Video

Ungjilli sipas Paulinit.

Kërcënimi më i madh ndaj shëndetit është të kesh ministër shëndetësie një mediokër që mendon se problemet në shëndetësi zgjidhen me slogane.

Rama: Sigurinë ushqimore do ta bëjmë siç bëmë rendin dhe sigurinë publike.

Lëvizja "Shqipëria Bëhet" ka dorëzuar sot në SPAK një padi për çmimin e naftës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme