Politika 21 April 2026, 14:55 Nga VNA

Nga spiunë në heronj: 15 bashkëpunëtorë të Sigurimit u propozuan për tituj nderi

Ndaje në Whatsapp

Nga spiunë në heronj: 15 bashkëpunëtorë të

Edhe pse dekada kanë kaluar nga rënia e diktaturës, fantazmat e ish-Sigurimit po tentojnë të rikthehen në jetën publike përmes titujve të nderit dhe emërtimit të rrugëve. Raporti i fundit i Autoritetit të Dosjeve ka ndezur alarmin, duke zbuluar se 15 persona me të kaluar bashkëpunëtorësh u përzgjodhën si kandidatë për t’u nderuar nga institucionet dhe bashkitë. 12 prej tyre, i përkasin procedurave verifikuese sipas objektit të kërkesave të bashkive si bashkëpunëtorë, ndihmës gjyqtar dhe një si dëshmitar, pra janë shtetas të propozuar për emërtim rrugësh, hapësirash apo dekorim dhe dhënie titulli nderi

Paradoksi thellohet kur bëhet fjalë për majat e politikës, ku verifikimi i pastërtisë së figurës duket se mbetet thjesht një çështje "dëshire" dhe jo detyrimi.

Nga raporti vjetor rezulton se nga 53 parti politike që garuan në parlamentaret e 2025, vetëm gjashtë kandidatë patën guximin të kërkonin vullnetarisht një certifikatë pastërtie, duke lënë pjesën tjetër të listave në hije.

Kjo neglizhencë e qëllimshme e partive politike për të bashkëpunuar me ligjin po krijon një terren ku e kaluara komuniste mund të maskohet lehtësisht me dekorata moderne. Tashmë topi mbetet në fushën e Kuvendit, ku ky raport pritet të përplasë deputetët në një diskutim të nxehtë mbi atë se kush meriton vërtet të nderohet në hapësirat tona publike.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme