Politika 21 April 2026, 15:21 Nga VNA

Braçe në aksion për karrigen e Veliajt, thërret Karakaçin në interpelancë për ujërat e zeza në Tiranë

Ndaje në Whatsapp

Braçe në aksion për karrigen e Veliajt, thërret

Deputeti socialit Erion Braçe që ka shprehur ambicien për të qenë kryetar i bashkisë Tiranë, si kandidat i Partisë Socialiste, vijon përpjekjet faktorizuese, edhe pse askush në PS nuk ka miratuar kandidimin e tij.

Në një dokument të siguruar nga VNA, përmes statusit të tij si deputet, Braçe ka kërkuar interpelancë me ministrin e ri të instrastrukturës për t’i kërkuar llogari mbi trajtimin e ujërave të zeza në Tiranë.

“Në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ... kërkoj zhvillimin e një interpelance me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, për statusin aktual të projektit "Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe" financuar përmes marrëveshjes së huasë me Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), të nënshkruar në vitin 2008, zhvillimet në territor dhe përfundimin e këtij projekti në funksion të trajtimit përfundimtar të ujrave të ndotura në Tiranë,”-thuhet në kërkesën e Braçes.

Rama dhe socialistët nuk e kanë komentuar lëvizjen e tij, ndërsa janë shfaqur në takime në Tiranë me Ogerta Manastirliun.

 

Braçe në aksion për karrigen e Veliajt, thërret

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme