Bota 22 Prill 2026, 14:24 Nga VNA

Kriza e karburantit godet aviacionin: Lufthansa shkurton 20 mijë fluturime deri në tetor

Ndaje në Whatsapp

Kriza e karburantit godet aviacionin: Lufthansa shkurton 20 mijë fluturime

Mes krizës së naftës, me rritjen e befasishme të çmimeve që solli lufta e Iranit, dhe pasigurisë që rrethon furnizimet në vazhdën e bllokimit të ngushticës së Hormuzit, gjigandi gjerman i qiellit, Lufthansa ka vendosur të anulojë 20 mijë fluturime të cilat ishin parashikuar të kryheshin nga maji deri në tetor të këtij viti.

Qëllimi i kompanisë është ulja e kostove të karburantit për avionët, të cilat janë dyfishuar që nga nisja e konfliktit në Gjirin Persik. Lajmin e bëri të ditur vetë Lufthansa në një njoftim zyrtar, ku shpjegoi se fluturimet e prekura i përkasin CityLine, një degë rajonale e grupit, e cila pritej të mbyllej në vitin 2027, por ky proces duket se është përshpejtuar ditët e fundit. Ky vendim po përshkruhet si një nga ndërhyrjet më të rëndësishme të reduktimit operacional në një kohë kur dhjetëra linja të tjera ajrore janë duke reduktuar nivelin e fluturimeve para sezonit të verës, që konsiderohet si periudha më fitimprurëse për këtë industri.

“Në total, 20 mijë fluturime rajonale do të hiqen nga plani ynë deri në tetor, çka korrespondon me rreth 40 mijë ton karburant për avionë, çmimi i të cilit është dyfishuar që nga fillimi i konfliktit me Iranin”, thuhet në njoftim.

Lufthansa po ndërmerr një seri masash, ndër të cilat të një rëndësie kyçe konsiderohen sigurimi fizik i karburantit të avionëve dhe mbulimi i çmimeve. Grupi përfshin gjithashtu Ita Airways, Austrian Airlines, Brussels Airlines, Euroëings, Discover dhe Air Dolomiti, fluturimet e të cilave nuk preken.

Video

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka shkuar sot në GJKKO, për një çështje gjyqësore që lidhet me akuzën për shpifje.

Momenti kur i plagosuri në Memaliaj mbërrin në spital

Nuk e dimë se çfarë pronash ka sekuestruar SPAK, se Linda është me qira

Aman mos bëni asgjë nga ato që premtoni, veç furnizoni spitalet me ilaçe dhe mos na shisni mbeturinat e botës së tretë në farmaci

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme