Politika 22 April 2026, 14:46 Nga VNA

Berisha: Sot duhej të ishte mbajtur konferenca ndërqeveritare me BE-në, por qeveria e fsheh

Ndaje në Whatsapp

Berisha: Sot duhej të ishte mbajtur konferenca ndërqeveritare me

Kreu i PD, Sali Berisha, ka deklaruar se publikut shqiptar po i fshihen zhvillime të rëndësishme lidhur me procesin e integrimit europian të vendit.

Sipas tij, konferenca ndërqeveritare e parashikuar sipas kalendarit për sot, nuk është mbajtur, ndërsa ai pretendon se një seri takimesh dhe mbledhjesh mbi procesin e integrimit janë zhvilluar në Bruksel që nga fillimi i muajit mars, pa transparencë ndaj publikut dhe opozitës.

Berisha tha se në këto takime është diskutuar, sipas tij, për “shkarje të rënda mbrapa” në procesin e integrimit të Shqipërisë dhe se nuk është arritur konsensus për miratimin e raportit IBAR, një dokument i ndërmjetëm vlerësues.

Ai shtoi se kërkesat ndaj Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit janë rritur dhe se disa vende anëtare kanë shprehur kundërshtime, duke ndikuar në ndryshime të raportit dhe kërkesave të tij.

Sipas Berishës, edhe konferenca ndërqeveritare e planifikuar nuk është zhvilluar, ndërsa ai akuzoi qeverinë për mungesë transparence dhe për fshehje të informacionit nga qytetarët.

Ai gjithashtu i bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së, Komisionit Europian dhe presidencës së radhës që procesi i integrimit të Shqipërisë të bëhet më transparent për publikun.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme