Bota 15 Maj 2026, 17:54 Nga VNA

Sulmet izraelite në Liban, 55 të vrarë në 24 orët e fundit pavarësisht armëpushimit

Ndaje në Whatsapp

Sulmet izraelite në Liban, 55 të vrarë në 24 orët e

Të paktën 55 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në jug dhe juglindje të Liban gjatë 24 orëve të fundit, pavarësisht armëpushimit që është në fuqi që prej 17 prillit, njoftoi ministria libaneze e Shëndetësisë.

Sipas autoriteteve, numri total i viktimave që nga përshkallëzimi i konfliktit më 2 mars ka arritur në 2,951 të vdekur dhe 8,988 të plagosur.

Ministria deklaroi se avionët luftarakë dhe dronët izraelitë kanë vijuar bombardimet ndaj zonave të banuara në jug dhe në veri të lumit Litani, ndërsa paralajmëroi se bilanci i viktimave mund të rëndohet më tej gjatë orëve në vijim.

Video

Një operacion shpëtimi dramatik është kryer nga Forcat Ajrore Amerikane në Oqeanin Atlantik, ku 11 persona u nxorën të gjallë pas një uljeje emergjente të një avioni në det pranë brigjeve të Florida. Sipas BBC, avioni kishte pësuar disa defekte gjatë një fluturimi rutinë mes dy ishujve në Bahamas, duke përfshirë dështimin e sistemeve të navigimit, radios dhe të dy motorëve. Piloti Ian Nixon, deklaroi se u detyrua të bënte uljen në ujë rreth 289 km në veri të Miami, pasi nuk kishte më mundësi tjetër për ulje të sigurt. Pas rreth pesë orësh në gomone shpëtimi, të mbijetuarit u lokalizuan dhe u nxorën nga forcat amerikane që u devijuan nga një mision stërvitor për të kryer operacionin.

Duhet thënë e vërteta për shëndetësinë në Shqipëri…dhe jo fjalët e urta për të vërtetën

Nisja e sezonit turistik në Dhërmi…

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, një gazetar në bordin e Air Force One pas kthimit nga Kina, gjatë një debati mbi qëndrimin e Uashingtonit në konfliktin me Iranin. I pyetur për strategjinë amerikane, Trump akuzoi mediat për deformim të realitetit dhe i quajti raportimet “tradhti”. Ai pretendoi se SHBA kishte arritur një “fitore totale ushtarake” ndaj Iranit, duke theksuar se infrastruktura ushtarake iraniane ishte dëmtuar rëndë. Sipas tij, Irani nuk ka më forcë ajrore, marinë apo udhëheqje funksionale. Trump deklaroi se SHBA kishte shkatërruar 85% të kapaciteteve të prodhimit të raketave të Iranit. Ai kritikoi gazetarin për mënyrën si ishte raportuar situata, duke thënë se media nuk po tregonte të vërtetën. “Duhet të turpëroheni për këtë”, iu drejtua ai gazetarit. Trump gjithashtu akuzoi redaksinë e medias se diktonte përmbajtjen e artikujve, duke pretenduar se gazetarët shkruajnë sipas udhëzimeve editoriale.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme