Bota 15 Maj 2026, 17:07 Nga VNA

Studimi europian rrëzon mitin e dietave: dobësimi i shpejtë rezulton më efektiv se ai gradual

Ndaje në Whatsapp

Studimi europian rrëzon mitin e dietave: dobësimi i shpejtë

Për vite me radhë, mjekët dhe dietologët kanë përsëritur të njëjtën këshillë: kilogramët duhen humbur ngadalë, në mënyrë graduale dhe të qëndrueshme, për të shmangur rikthimin e tyre. Por një studim i ri norvegjez, i prezantuar në Kongresin Europian për Obezitetin (ECO) në Stamboll, po sfidon pikërisht këtë bindje të rrënjosur prej dekadash.

Sipas studiuesve, humbja e shpejtë e peshës jo vetëm që sjell rezultate më të mira në një kohë më të shkurtër, por duket se ndihmon edhe në ruajtjen e tyre në afat më të gjatë.

Kërkimi është realizuar nga Line Kristin Johnson dhe ekipi i Departamentit të Endokrinologjisë, Obezitetit dhe Ushqyerjes në Vestfold Hospital Trust në Tønsberg të Norvegjisë. Autorët argumentojnë se ideja se “dobësimi i ngadaltë është më i mirë” është mbështetur kryesisht në studime të kufizuara ose vëzhguese, ndërsa provat klinike të randomizuara kanë qenë të pakta.

Studimi u mbështet edhe në rezultatet e një kërkimi italian të publikuar në vitin 2025, sipas të cilit arritja e një BMI-je nën 27 dhe një raporti bel-lartësi nën 0.53 redukton ndjeshëm rrezikun 10-vjeçar për diabet të tipit 2, hipertension dhe sëmundje kardiovaskulare.

Për të kuptuar se cila metodë funksionon më mirë, studiuesit ndoqën për 52 javë 284 të rritur me obezitet dhe BMI mbi 30. Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe.

Grupi i parë ndoqi një regjim më agresiv: më pak se 1000 kalori në ditë gjatë javëve të para, me rritje graduale të kalorive deri në fund të programit 16-javor. Grupi i dytë ndoqi një metodë më tradicionale dhe më të moderuar, me një deficit kalorik më të ulët.

Pas katër muajsh, rezultatet ishin të qarta. Grupi me dobësim të shpejtë humbi mesatarisht 12.9% të peshës trupore, ndërsa grupi gradual vetëm 8.1%.

Por ajo që befasoi studiuesit ishte fakti se diferenca mbeti e dukshme edhe pas një viti. Pjesëmarrësit që kishin humbur peshë shpejt ruajtën rezultate më të mira: 14.4% humbje peshe kundrejt 10.5% në grupin gradual.

Edhe treguesit klinikë rezultuan më pozitivë. Gati një e treta e pjesëmarrësve në grupin e parë arritën BMI nën 27 pas një viti, krahasuar me më pak se 10% në grupin e dytë.

Pas fazës fillestare, të dy grupet ndoqën të njëjtin program për ruajtjen e peshës, me konsultime dhe mbështetje profesionale. Dieta e përdorur bazohej në ushqim të zakonshëm dhe rekomandime të shëndetshme ushqimore: perime, fruta, drithëra integrale, peshk, mish pa yndyrë dhe reduktim të sheqernave e yndyrnave të ngopura.

Autorët theksojnë se humbja e shpejtë e peshës duhet të realizohet në kushte të kontrolluara dhe nën mbikëqyrje profesionale, por sipas tyre rezultatet sfidojnë qartë bindjen tradicionale se dietat e ngadalta janë domosdoshmërisht më të qëndrueshme.

“Rezultatet tona tregojnë se humbja e shpejtë e peshës nuk lidhet me rikthim më të madh të kilogramëve dhe, përkundrazi, ndihmon më shumë njerëz të arrijnë objektiva të rëndësishëm klinikë për reduktimin e rrezikut nga diabeti, hipertensioni dhe sëmundjet kardiovaskulare”, deklaroi Johnson gjatë prezantimit të studimit.

Video

Një operacion shpëtimi dramatik është kryer nga Forcat Ajrore Amerikane në Oqeanin Atlantik, ku 11 persona u nxorën të gjallë pas një uljeje emergjente të një avioni në det pranë brigjeve të Florida. Sipas BBC, avioni kishte pësuar disa defekte gjatë një fluturimi rutinë mes dy ishujve në Bahamas, duke përfshirë dështimin e sistemeve të navigimit, radios dhe të dy motorëve. Piloti Ian Nixon, deklaroi se u detyrua të bënte uljen në ujë rreth 289 km në veri të Miami, pasi nuk kishte më mundësi tjetër për ulje të sigurt. Pas rreth pesë orësh në gomone shpëtimi, të mbijetuarit u lokalizuan dhe u nxorën nga forcat amerikane që u devijuan nga një mision stërvitor për të kryer operacionin.

Duhet thënë e vërteta për shëndetësinë në Shqipëri…dhe jo fjalët e urta për të vërtetën

Nisja e sezonit turistik në Dhërmi…

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, një gazetar në bordin e Air Force One pas kthimit nga Kina, gjatë një debati mbi qëndrimin e Uashingtonit në konfliktin me Iranin. I pyetur për strategjinë amerikane, Trump akuzoi mediat për deformim të realitetit dhe i quajti raportimet “tradhti”. Ai pretendoi se SHBA kishte arritur një “fitore totale ushtarake” ndaj Iranit, duke theksuar se infrastruktura ushtarake iraniane ishte dëmtuar rëndë. Sipas tij, Irani nuk ka më forcë ajrore, marinë apo udhëheqje funksionale. Trump deklaroi se SHBA kishte shkatërruar 85% të kapaciteteve të prodhimit të raketave të Iranit. Ai kritikoi gazetarin për mënyrën si ishte raportuar situata, duke thënë se media nuk po tregonte të vërtetën. “Duhet të turpëroheni për këtë”, iu drejtua ai gazetarit. Trump gjithashtu akuzoi redaksinë e medias se diktonte përmbajtjen e artikujve, duke pretenduar se gazetarët shkruajnë sipas udhëzimeve editoriale.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme