Bota 15 Maj 2026, 20:02 Nga VNA

Drejtori i Policisë së Beogradit në pranga, dyshohet për fshehje vrasjeje dhe zhdukje trupi

Ndaje në Whatsapp
Drejtori i Policisë së Beogradit në pranga, dyshohet për

Rënie nga maja e pushtetit në qelinë e paraburgimit. Një nga njerëzit më të fuqishëm të aparatit të sigurisë në Serbi, drejtori i Policisë së Beogradit, Veselin Milić, është arrestuar nën dyshimet se jo vetëm kishte dijeni për një krim të rëndë, por edhe se ka ndihmuar në fshehjen e tij dhe zhdukjen e trupit të viktimës.

Sipas hetimeve, ngjarja lidhet me zhdukjen misterioze të një 52-vjeçari, i cili u pa për herë të fundit në një restorant në zonën elitare të Senjakut në Beograd. Ajo që filloi si një rast zhdukjeje, po kthehet në një skandal që trondit vetë zemrën e strukturave të sigurisë serbe.

Prokuroria ka ngritur dyshime të rënda ndaj Milić për moskallëzim krimi dhe ndihmë ndaj autorit të dyshuar të vrasjes. Menjëherë pas arrestimit, Ministria e Brendshme e Serbisë njoftoi shkarkimin e tij nga detyra, duke vulosur rënien spektakolare të një prej figurave më të fuqishme të policisë në vend.

Në pranga kanë përfunduar edhe pronari dhe kamerieri i restorantit ku u pa për herë të fundit viktima, si dhe dy persona të tjerë të dyshuar për tentativë vrasjeje. Hetimet po zgjerohen mes dyshimeve se pas zhdukjes fshihet një zinxhir i tërë mbulimi dhe heshtjeje që prek nivele të larta të sistemit të rendit.

Video

Një operacion shpëtimi dramatik është kryer nga Forcat Ajrore Amerikane në Oqeanin Atlantik, ku 11 persona u nxorën të gjallë pas një uljeje emergjente të një avioni në det pranë brigjeve të Florida. Sipas BBC, avioni kishte pësuar disa defekte gjatë një fluturimi rutinë mes dy ishujve në Bahamas, duke përfshirë dështimin e sistemeve të navigimit, radios dhe të dy motorëve. Piloti Ian Nixon, deklaroi se u detyrua të bënte uljen në ujë rreth 289 km në veri të Miami, pasi nuk kishte më mundësi tjetër për ulje të sigurt. Pas rreth pesë orësh në gomone shpëtimi, të mbijetuarit u lokalizuan dhe u nxorën nga forcat amerikane që u devijuan nga një mision stërvitor për të kryer operacionin.

Duhet thënë e vërteta për shëndetësinë në Shqipëri…dhe jo fjalët e urta për të vërtetën

Nisja e sezonit turistik në Dhërmi…

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, një gazetar në bordin e Air Force One pas kthimit nga Kina, gjatë një debati mbi qëndrimin e Uashingtonit në konfliktin me Iranin. I pyetur për strategjinë amerikane, Trump akuzoi mediat për deformim të realitetit dhe i quajti raportimet “tradhti”. Ai pretendoi se SHBA kishte arritur një “fitore totale ushtarake” ndaj Iranit, duke theksuar se infrastruktura ushtarake iraniane ishte dëmtuar rëndë. Sipas tij, Irani nuk ka më forcë ajrore, marinë apo udhëheqje funksionale. Trump deklaroi se SHBA kishte shkatërruar 85% të kapaciteteve të prodhimit të raketave të Iranit. Ai kritikoi gazetarin për mënyrën si ishte raportuar situata, duke thënë se media nuk po tregonte të vërtetën. “Duhet të turpëroheni për këtë”, iu drejtua ai gazetarit. Trump gjithashtu akuzoi redaksinë e medias se diktonte përmbajtjen e artikujve, duke pretenduar se gazetarët shkruajnë sipas udhëzimeve editoriale.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme