Bota 19 Gusht 2025, 08:05 Nga VNA

“Askush nuk vjen për ne” – Gratë e bllokuara në sistemin mendor të Afganistanit

Ndaje në Whatsapp
“Askush nuk vjen për ne” – Gratë e bllokuara

Në një kodër të lartë në perëndim të Kabulit, prapa një porte prej çeliku të rrethuar me tela me gjemba, ndodhet një vend për të cilin pak kush flet, dhe edhe më pak guxojnë ta vizitojnë.

Qendra për shëndetin mendor për gratë, e menaxhuar nga Shoqëria Gjysmëhënë e Kuqe Afgane, është një nga shumë pak institucionet në vend që trajtojnë gratë me probleme të shëndetit mendor. Nga vendasit, njihet si “Qala” – fortesa.

Gazetarët e BBC-së morën akses ekskluziv në këtë qendër të mbipopulluar, ku 104 gra janë aktualisht të strehuara. Stafi i pakët përpiqet të përballojë sfidat në kushte tepër të vështira.

 

Gra të braktisura dhe pa rrugëdalje

 

Mes tyre është edhe Mariam*, një grua në të 20-at që thotë se është viktimë e dhunës në familje. Ajo jeton në këtë institucion prej nëntë vitesh, pasi ishte abuzuar dhe më pas u lanë në rrugë nga familja.

“Vëllezërit më rrihnin kur vizitoja fqinjët,” rrëfen ajo.

“Nuk më lejonin të dilja vetëm nga shtëpia.”

Pasi u përjashtua nga familja, ajo jetoi në rrugë derisa një grua e panjohur e solli në këtë qendër, duke dyshuar për gjendjen e saj mendore.

Sot, Mariam është ndër të paktat gra që ndihmojnë vullnetarisht me pastrimin. Ajo është e buzëqeshur dhe shpesh këndon. Por, nuk mund të largohet nga qendra, sepse nuk ka ku të shkojë.


“Nuk pres të kthehem te prindërit. Dua të martohem këtu në Kabul, sepse nëse kthehem, ata do më braktisin sërish,” thotë ajo.

 

Një sistem që i mban gratë të mbyllura

Në Afganistanin e udhëhequr nga regjimi taleban, gratë nuk mund të jetojnë të pavarura. Ligjet strikte dhe normat patriarkale ua mohojnë të drejtën për të punuar, udhëtuar apo përdorur shërbime pa një kujdestar mashkull. Për gratë pa mbështetje familjare ose ekonomike, institucionet si kjo bëhen burgje të përjetshme, jo vende shërimi.

Habiba, 28 vjeç, është një tjetër grua që ndodhet aty. Ajo u dërgua nga burri, pasi ky u martua sërish dhe e dëboi nga shtëpia. As ajo nuk ka ku të shkojë – nëna është e ve dhe nuk ka mundësi ta mbajë.


“Dua të bashkohem me fëmijët e mi,” thotë Habiba me lot në sy. Ajo nuk i ka parë të tre djemtë e saj këtë vit, pasi jetojnë me një xhaxha dhe ajo nuk ka as telefon për të kontaktuar.

Braktisje e plotë dhe mungesë e çdo ndihme

Psikoterapistja Saleema Halib, e cila punon në qendër, thotë se disa nga pacientet janë aty prej 35-40 vitesh.

“Janë braktisur plotësisht nga familjet e tyre. Askush nuk i viziton më. Ato jetojnë dhe vdesin këtu.” Gjendja mendore e shumë grave është përkeqësuar nga dekada të konflikteve, shtypjes gjinore, dhe mungesës së përkujdesjes shëndetësore. Për më tepër, çrregullimet mendore në shoqërinë afgane shihen ende me stigmë të thellë.

 

Mohim nga autoritetet, përkeqësim sipas OKB-së

Në një reagim ndaj një raporti të fundit të OKB-së për përkeqësimin e të drejtave të grave në Afganistan, zëvendës-zëdhënësi i qeverisë talebane Hamdullah Fitrat tha për BBC se regjimi nuk lejon “asnjë formë dhune ndaj grave” dhe se “kanë siguruar të drejtat e grave”.

Por të dhënat e OKB-së nga viti 2024 tregojnë të kundërtën:

68% e grave të anketuara raportuan se kanë një gjendje “të keqe” ose “shumë të keqe” mendore, dhe situata po përkeqësohet ndjeshëm.

Video

Oficerët ndaluan Sokol Hazizin në stacionin Milton Keynes nl Londër, pasi ai kishte sjellje të dyshimtë. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 2,000 £ të cilat ai pretendonte se ishin të ligjshme. Hetimi i mëtejshëm zbardhi lidhjen e tij me veprimtari kriminale. Në shtëpinë e Hazizit policia gjeti 35,000 £ kanabis bimor dhe 1,000 £ të tjera të fshehura. Ai u arrestua menjëherë dhe më pas u dënua me 9 muaj burg. Autoritetet theksuan se stacioni hekurudhor përdorej nga Hazizi për shpërndarje droge.

Kush tha që pastrohen paratë e drogës në ndërtim?

Kur flet për gjëra që nuk i kupton dhe përpiqesh më kot të lëvizësh muskujt e fytyrës për të treguar seriozitetin e çështjes.

Ferma VIP e qeverisë. Ministri nuk bën dot dallimin midis fermës dhe femrës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme