Bota 19 Gusht 2025, 07:55 Nga VNA

BBC, burime Hamas: Grupi pranon propozimin e fundit për armëpushim në Gaza

Ndaje në Whatsapp
BBC, burime Hamas: Grupi pranon propozimin e fundit për armëpushim

Një burim nga grupi palestinez i armatosur Hamas i ka thënë BBC-së se organizata ka pranuar propozimin më të fundit të paraqitur nga ndërmjetësit rajonalë për një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve me Izraelin.


Plani, i formuluar nga Egjipti dhe Katari, mbështetet në një kornizë të propozuar më herët nga emisari amerikan Steve Witkoff në muajin qershor. Marrëveshja parashikon që Hamas të lirojë rreth gjysmën e 50 pengjeve izraelite që mbahen ende – ku besohet se 20 janë ende gjallë – në dy faza gjatë një armëpushimi 60-ditor, ndërsa gjatë kësaj periudhe do të zhvilloheshin negociata për një armëpushim të përhershëm.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Izraeli, ndërsa zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu ka deklaruar javën e kaluar se do të pranonte vetëm një marrëveshje që përfshin lirimin e të gjitha pengjeve menjëherë.


Pas lajmeve për pranimin e marrëveshjes nga Hamas, Netanyahu publikoi një video ku nuk u shpreh drejtpërdrejt për këtë zhvillim, por tha:

 

“Nga ato që po ndodhin, mund të kuptoni vetëm një gjë – Hamas është nën presion të madh.”

Shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, gjeneral Eyal Zamir, tha se konflikti ndodhet në një pikë kthese, ndërsa theksoi se fokusi tani është përforcimi i sulmeve ndaj Hamas në qytetin e Gazës.

Ndërkohë, dëshmitarë në terren raportuan se tanket izraelite, të mbështetura nga sulme ajrore dhe artilerie, kanë bërë një hyrje të befasishme në lagjen Sabra në jug të qytetit të Gazës, duke rrethuar shkolla dhe një klinikë të menaxhuar nga OKB-ja, ku strehohen qindra të zhvendosur.

Kabineti izraelit pritet të miratojë këtë javë një plan ushtarak për të pushtuar qytetin e Gazës, ku sulmet izraelite janë intensifikuar dhe kanë shkaktuar zhvendosjen masive të civilëve.

Netanyahu ka shpallur synimin për të zgjeruar ofensivën dhe për të marrë në kontroll gjithë Gazën, përfshirë edhe zonat ku janë strehuar shumica e 2.1 milionë banorëve palestinezë.

Një delegacion i Hamasit i udhëhequr nga Khalil al-Hayya, negociatori kryesor i grupit, ndodhet në Kajro që nga java e kaluar. Ata janë takuar me ndërmjetës që shohin këtë si një dritare të mundshme për marrëveshje.

Në të njëjtën kohë, kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdul Rahman Al Thani, ka vizituar kryeqytetin egjiptian për të ushtruar presion maksimal ndaj të dyja palëve, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje sa më shpejt – konfirmoi ministri i Jashtëm egjiptian Badr Abdelatty.

Nga kufiri Rafah, Abdelatty theksoi rëndësinë e një armëpushimi të menjëhershëm për të lehtësuar krizën humanitare në territorin palestinez, duke e përshkruar situatën si “përtej imagjinatës”.

Të hënën mbrëma, një burim i Hamas konfirmoi për BBC se grupi ka dërguar një përgjigje me shkrim ndërmjetësve, ku shpreh pranimin e marrëveshjes pa kushte apo ndryshime.

Sipas një zyrtari palestinez të përfshirë në negociata, propozimi i ri është i njëjtë me atë që Hamas e kishte refuzuar dy muaj më parë, i paraqitur nga Witkoff. Ai përfshinte:

– 60 ditë armëpushim,

– lirimin e 10 pengjeve të gjalla dhe trupat e 18 pengjeve të tjerë,

– në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë,

– si dhe nisjen e negociatave serioze për përfundimin e luftës.


Ndërkohë, qindra mijëra izraelitë janë mbledhur në Tel Aviv, duke kërkuar nga qeveria të pranojë marrëveshjen dhe të sjellë pengjet në shtëpi. Familjet e pengjeve kanë shprehur frikën se ofensiva e re në qytetin e Gazës mund të rrezikojë jetën e të dashurve të tyre.

“Kam frikë se mos djali im lëndohet,” – tha Dani Miran, babai i Omri, i cili mbahet peng prej 682 ditësh.

 

Netanyahu, nga ana tjetër, akuzoi protestuesit se po forcojnë qëndrimin e Hamasit në negociata.

Në Gaza, qytetarët gjithashtu protestuan kundër luftës, duke kërkuar paqe të menjëhershme.

“Hamas dhe kërkesat e tij nuk më përfaqësojnë. Dua paqe. Dua siguri për fëmijët e mi,” – tha një grua për një gazetar lokal që punon për BBC-në.

Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump komentoi në rrjetet sociale:

“Do t’i marrim pengjet vetëm kur Hamas të përballet dhe të shkatërrohet. Sa më shpejt të ndodhë kjo, aq më shumë rriten shanset për sukses!”

Video

Oficerët ndaluan Sokol Hazizin në stacionin Milton Keynes nl Londër, pasi ai kishte sjellje të dyshimtë. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 2,000 £ të cilat ai pretendonte se ishin të ligjshme. Hetimi i mëtejshëm zbardhi lidhjen e tij me veprimtari kriminale. Në shtëpinë e Hazizit policia gjeti 35,000 £ kanabis bimor dhe 1,000 £ të tjera të fshehura. Ai u arrestua menjëherë dhe më pas u dënua me 9 muaj burg. Autoritetet theksuan se stacioni hekurudhor përdorej nga Hazizi për shpërndarje droge.

Kush tha që pastrohen paratë e drogës në ndërtim?

Kur flet për gjëra që nuk i kupton dhe përpiqesh më kot të lëvizësh muskujt e fytyrës për të treguar seriozitetin e çështjes.

Ferma VIP e qeverisë. Ministri nuk bën dot dallimin midis fermës dhe femrës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme