Bota 18 August 2025, 21:31 Nga VNA

Lufta Rusi-Ukrainë/Trump dhe liderët europiane diskutojnë për planin e paqes

Ndaje në Whatsapp
Lufta Rusi-Ukrainë/Trump dhe liderët europiane diskutojnë

 

Pas bisedimeve me dyer të mbyllura dhe fotos familjare me liderët evropianë, presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë një tjetër deklaratë të fortë.

Ai konfirmoi se ka mbledhur në një tryezë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderët kryesorë të Europës për të diskutuar mbi paqen në Ukrainë.

Presidenti amerikan theksoi se në një hap të rëndësishëm, Putini ra dakord që Rusia do të pranonte garanci sigurie për Ukrainën.

Kjo është një nga pikat kyçe që udhëheqësit do të shqyrtojnë në takim. Ai thotë se ata do të shqyrtojnë kush do të bëjë çfarë, në thelb. 

Trump thotë se është optimist se grupi mund të arrijë një marrëveshje që do të pengojë agresionin e ardhshëm kundër Ukrainës.

"Mendoj se kombet evropiane do të marrin përsipër një pjesë të madhe të barrës. Ne do t'i ndihmojmë ata," tha Trump. 

“ Duhet folur për territoret. Është e trishtueshme, por duhet negociuar,” u shpreh Trump. Ai tha se ka caktuar një takim me presidentin rus Vladimir Putin, duke shtuar se: “Besoj se mund të shpëtojmë jetë. Po vriten 6 mijë njerëz në javë. Po punoj për një paqe afatgjatë – që deri tani nuk po ndodh.”

 Trump tha se armëpushim nuk pati, por nuk është i sigurt nëse është i domosdoshëm në këtë fazë. Ai mbetet optimist për një zgjidhje të afërt diplomatike.

 

Foto: Reuters, AP

Video

Disa protestues janë mbledhur përpara Gjykatës së Lartë pak minuta para nisjes së seancës për shqyrtimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Me thirrjet "shqiptarët në liri, Erioni në qeli", ata kërkojnë që Veliaj të vijojë të qëndrojë në burg.

“Revanshi”/ GJKKO shpall vendimin për shtatë të pandehur, ja sa u dënua i forti i Niklës, Durim Bami, dhe ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme