Sociale 9 December 2024, 16:46 Nga VNA

Bashkia, në shkelje të ligjit mbledh mbeturinat në mes të ditës

Ndaje në Whatsapp
Bashkia, në shkelje të ligjit mbledh mbeturinat në mes të

 

Fotoja që shihni është bërë në mes të ditës, rreth orës 12:30 në një nga rrugët kryesore të Tiranës. Siç shihet edhe nga fotoja, makina e shërbimit të mbledhjes së mbeturinave në qytet "Eco Tirana" mbledh mbeturinat në mes të ditës.

Punonjësit në mes të shiut që nxitojnë të shkarkojnë mbeturinat në makinë, për të vendosur me vrap koshat në vendin e tyre. Kjo procedurë do ishte normale nëse do kryhej në mëngjes herët apo në darkë vonë, por kurrsesi në mes të ditës.

Në një qytet ku rrugët kryesore janë të mbingarkuar nga makinat, bëhet e rrezikshme bllokimi i qarkullimit aq më tepër në të njëjtën rrugë duhet të kalojnë Urgjenca Mjekësore apo qoftë edhe mjetet e shërbimit urban.

Ky fenomen nuk është rast i izoluar, pasi në disa rrugët të Tiranës mbetjet hiqen gjatë ditës.

Përmes kësaj fotoje dhe shkrimi, kurrsesi nuk kërkon të denoncojë, punonjësit heronj, që bëjnë punën në kushte tejet të vështira, por i kujton Bashkisë Tiranë që ka parashikuar të shpenzojë 2.9 miliardë lekë (29 milionë euro) për menaxhimin e mbetjeve urbane në 2024, 47% më e lartë se viti 2020, të bëjë punën sipas parashikimeve ligjore.

Dhe qytetarëve të mos harrojnë që në fillim të shtatorit, teksa Tirana ishte pushtuar nga malet me plehra, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se pastrimi ishte sabotuar.

Asokohe ai akuzoi kompanitë private që ishin kontraktuar nga bashkia se lanë pa pastruar qytetin dhe njoftoi centralizimin e këtij shërbimi në dorën e bashkisë.

“Nga sot, pastrimi do të kryhet nga Bashkia e Tiranës, nëpërmjet Eco Tiranës. Tranzicioni nga privati te bashkia i këtyre zonave u sabotua me mbështetje nga politika e pisllëkut dhe zhulit”, – shkruante Veliaj në një postim në rrjetet sociale.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme