Sociale 9 December 2024, 14:13 Nga VNA

Çmimet e prodhimeve bujqësore u rritën deri në herë më shumë se inflacioni

Ndaje në Whatsapp
Çmimet e prodhimeve bujqësore u rritën deri në herë

Gjatë vitit 2023, inflacioni mesatar ishte 4.7%, por për disa produkte bujqësore që janë baza e shportës rritja e çmimeve ishte 3-9 herë më i lartë se inflacioni. Të dhëna e përditësuara së fundmi nga INSTAT që i takojnë ndryshimit të çmimeve në produktet bujqësore tregojnë se vitin e kaluar çmimi i qumështit u rrit në intervalet 18- 43 për qind, në krahasim me vitin 2022.

Rritja në këto nivele e çmimit të qumështit, një artikull bazë në shportën e konsumit dhe e rekomanduar çdo ditë për dieta e fëmijëve dhe të rriturve, ishte deri 9 herë më shumë se ndryshimi i përgjithshëm i çmimeve. Pas qumështit, rrushi kishte gjithashtu rritjen më të lartë vjetore të çmimit me 2022 me rreth 36.2% i ndjekur nga mishi i shpendëve që u rrit me 28 %, agrumet me 26% dhe ullinjtë me 23.8 %.

Në total çmimet e prodhimeve bujqësore u rriten me 14.1 për qind gjatë vitit të kaluar ose rreth 3 herë më shumë se inflacioni. Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm ulje të çmimi kishin vetëm drithërat me 17% vitin e kaluar, duke reflektuar rënien pas çmimeve të larta që krijoi lufta në Ukrainë më 2022.

Frutat dhe perimet janë një sektor i rëndësishëm i prodhimit bujqësor në Shqipëri. Të dhënat zyrtare tregojnë se rreth 20% e shportës së konsumit për qytetarët shqiptarë është e fokusuar tek frutat dhe perimet duke e bërë atë një pjesë të rëndësishme të së përditshmes në konsumin e çdo familjeje.

Çmimet e frutave dhe perimeve u rriten gjithashtu me mbi 10%. Perimet dhe frutat përbëjnë një nga nën sektorët më produktivë dhe më të rëndësishëm të bujqësisë shqiptare, me mundësi të mira për rritjen e brendshme dhe eksport. Çmimet e produkteve bujqësore shpesh janë të padrejta, pasi është verifikuar se, çmimet e grumbullimit në ferma janë ulur, ndërsa në tregjet e pakicës ka rritje.

Pikat e grumbullimit në të shumtën e rasteve e mbledhin produktin e fermerëve pa çmim dhe nuk lëshojnë fatura me TVSH, dhe kjo sjell pasoja për të fermerët, sepse fermeri nuk është i njohur me çmimin real me të cilin shitet produkti tregun vendor ose çmimin me të cilin ky produkt është shitur për eksport.

Prodhuesit u ankuan këtë vit për fiksimin e çmimit të blerjes së produkteve nga të gjitha pikat e grumbullimit. Faturat që deklarojnë pikat e grumbullimit dhe nuk përfaqësojnë çmimin real, i cili sipas fermerëve bëhet me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore. Nga ana tjetër në tregjet e pakicës në Tiranë çmimet për të gjitha prodhimet bujqësore kanë pësuar rritje dyshifrore./ Monitor

Video

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme