Sociale 8 December 2024, 13:20 Nga VNA

"Puthja" e Klimtit dhe misteri që rrethon pikturën

Ndaje në Whatsapp
"Puthja" e Klimtit dhe misteri që rrethon pikturën

A e dinit se “Puthja” e Klimtit, një nga pikturat më të dashura në botë edhe sepse ka një histori të jashtëzakonshme pas saj?

Shikojeni atë. Është një burrë që mban me delikatesë kokën e së dashurës së tij dhe përkulet drejt saj. Ajo ka vendosur fytyrën mbi shpatullën e tij të majtë, me sytë mbyllur, sikur po bën dashuri. Sepse nuk janë trupat, por janë shpirtrat që bëjnë dashuri. «Mjerë ata që kanë dashuruar vetëm trupat, format, pamjet. Koha do t’ua marrë të gjitha. Mundohuni të dashuroni shpirtërat. Ato do t’i gjeni përsëri.»

Sfondi i artë shtrin kohën, shuan hapësirën, të çon në një dimension që duket se nuk i përket asnjë kohe dhe asnjë hapësire. Dhe «dashuria pa kohën dhe qeshi, sepse e dinte se nuk i nevojitej.» E brishtë në çast, por e pathyeshme në kohë: ja çfarë është bashkimi jo i trupave, por i zemrave. Ku përfundon trupi i tij dhe ku fillon ai i saj? Është e pamundur ta përcaktosh. Por, nëse shikoni me më shumë vëmendje, do të vini re dallime të vogla mes dy figurave: duart e holla dhe delikate të gruas i përgjigjen atyre këndore të burrit, ndërsa veshja me lule e saj duket se plotëson atë të tij.

Dashuria, ja çfarë po ju thotë Klimti, është e vetmja gjë që mund të bashkojë dy qenie kaq të ndryshme; burri dhe gruaja nga dy bëhen një. Por gruaja e “Puthjes” nuk ishte një grua e zakonshme. Në moshën 27-vjeçare, Klimti njohu Émile Flögen, një grua të re, të lirë, të fortë dhe të pavarur. Ai i mësoi sekretet e artit, ndërsa ajo i mësoi sekretet e dashurisë.

Ndanin gjithçka: dashurinë për artin, pasionin për jetën, dëshirën për të mos iu nënshtruar asgjëje dhe askujt, sepse një gjë është jeta që zgjedhim vetë, një gjë tjetër është jeta që të tjerët zgjedhin për ne. Ajo ishte për të muzë, mike, dashnore, modele, shoqe: frymëzoi pikturat e tij më të famshme, dhe ai e bëri të pavdekshme me artin e tij. Sepse asgjë e madhe nuk është bërë pa pasion. «Për të mos u mësuar, për të mos u dorëzuar, për të mos u përkulur, duhet pasion. Për të jetuar duhet pasion.» Dashuroni me delikatesë dhe jetoni me pasion, do t’ju thoshte Klimti. Pasioni mund të marrë mijëra forma të ndryshme, por qëllimi i tij është gjithmonë i njëjtë: të na bëjë të ndihemi gjallë.

Video

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme