Politika 24 March 2026, 17:48 Nga VNA

Mbështetën Ervin Salianjin, PD përjashton dy këshilltarë në Bashkinë e Durrësit

Ndaje në Whatsapp

Mbështetën Ervin Salianjin, PD përjashton dy

Partia Demokratike ka përjashtuar nga grupi i saj i këshilltarëve në Bashkinë e Durrësit kryetarin e grupit, Dritan Burgija, si dhe këshilltarin Arlind Boshku.

Shkak për këtë vendim është bërë mbështetja që ata i kanë dhënë lëvizjes së ish-deputetit Ervin Salianji, i cili kërkon reformim të strukturave drejtuese të selisë blu.

Sipas vendimit zyrtar, përjashtimi është bërë “në mbështetje të statutit të partisë dhe rregullores së brendshme”, për “shkelje të dispozitave që lidhen me etikën dhe integritetin”.

Në dokumentin me titull “Për ndryshimet në grupin e këshilltarëve të PDSH në Këshillin Bashkiak Durrës”, theksohet se vendimi bazohet në nenet 24, 40 dhe 48 të statutit të PDSH, si dhe në Kodin e Sjelljes dhe ligjin “Për vetëqeverisjen vendore”.

Po ashtu, në vendim propozohet emërimi i Ardian Mukës si kandidat për kryetar të ri të grupit të këshilltarëve demokratë në Këshillin Bashkiak Durrës.

Burgija dhe Boshku kanë dalë në mbështetje të ish-deputetit Ervin Salianji në një kohë kur brenda Partisë Demokratike po zhvillohen diskutime për drejtimin e saj, ndërsa është caktuar edhe data e garës për kreun e partisë më 23 maj.

Vendimi mban datën 23 mars 2026 dhe është firmosur nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme