Kronika 24 March 2026, 19:52 Nga VNA

Gara për kreun e policisë nën vëzhgimin e ndërkombëtarëve. Fituesi shpallet brenda 48 orëve

Ndaje në Whatsapp
Gara për kreun e policisë nën vëzhgimin e

Gara për zgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të Policisë së Shtetit po hyn në fazën përfundimtare dhe këtë të martë kandidatët u paraqitën për intervista në Ministrinë e Brendshme, në një proces që është ndjekur me interes të veçantë edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Seancat dëgjimore u zhvilluan me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave. Komisioni që drejton procesin kryesohet nga zv.ministrja e Brendshme, Silva Caka, dhe përbëhet gjithashtu nga sekretarja e përgjithshme e ministrisë dhe drejtori i AMP-së.

Në total u intervistuan 14 kandidatë, të cilët u paraqitën sipas rendit alfabetik dhe prezantuan platformat e tyre për drejtimin e Policisë së Shtetit, ndërsa anëtarët e komisionit u drejtuan pyetje mbi prioritetet dhe vizionin e tyre.

I pari që u paraqit para komisionit ishte drejtori aktual i Policisë së Durrësit, ndërsa më pas vijuan kandidatët Alfred Çepe dhe Arjanit Arapi. Në listë ishte edhe drejtori aktual i Policisë së Vlorës, Elidon Çela, i konsideruar nga shumëkush si një nga kandidatët potencialë për drejtimin e policisë.

Në garë janë edhe emra të tjerë si Gentian Berberi, Gentjan Shehaj, Idajet Faskaj, Lorenc Panganika dhe Neritan Nallbati. Një nga figurat që shihet me interes edhe nga partnerët ndërkombëtarë është Pëllumb Seferi, drejtori i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Intervistat vijuan më tej me kandidatët Rebani Jaupi, Saimir Boshnjaku dhe Skënder Hitaj, ndërsa i fundit që dha intervistën ishte ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.

Procesi u ndoq nga afër nga përfaqësues të ICITAP dhe EU4LEA, ndërsa gjatë zhvillimit të intervistave në Ministrinë e Brendshme u panë edhe përfaqësues të ambasadës britanike. Po ashtu, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi një takim me ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari.

Interesi i partnerëve ndërkombëtarë për këtë proces vjen në një moment të ndjeshëm për drejtimin e Policisë së Shtetit, pas largimit të ish-drejtorit Ilir Proda, me të cilin prej muajsh nuk kishte më kontakte zyrtare.

Sipas procedurës, brenda 48 orëve komisioni do të bëjë vlerësimin me pikë të kandidatëve dhe do t’i dorëzojë Ministrit të Brendshëm listën me pesë emrat më të vlerësuar. Më pas, ministri do t’i propozojë Këshillit të Ministrave kandidatin përfundimtar për miratim në mbledhjen e qeverisë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme