Politika 24 March 2026, 18:48 Nga VNA

Balla paralajmëron mbledhjen e grupit për mungesën e saj, Spiropali “hap luftë” publike me kryetarin e grupit të PS

Ndaje në Whatsapp
Balla paralajmëron mbledhjen e grupit për mungesën e saj,

Mungesa e Elisa Spiropali në seancën parlamentare ku u votua për imunitetin e Belinda Balluku duket se ka hapur një debat brenda radhëve të Partisë Socialiste.

Spiropali nuk mori pjesë në atë seancë, ndonëse grupi parlamentar socialist kishte marrë më parë një vendim politik për mënyrën e votimit. Pas kësaj situate, kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla, deklaroi se vendimmarrjen për këtë çështje nuk do ta marrë i vetëm dhe se do të mbledhë grupin parlamentar për një diskutim.

Reagimi i Spiropalit erdhi publikisht dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ajo i shkroi Ballës se është dakord që çështja të diskutohet në grup dhe e ftoi të thërrasë mbledhjen pa vonesë.

“Taulant, e lexova me vonesë një deklaratë tënden publike. Jam plotësisht dakord. Nëse çështja kërkon konsultim me grupin parlamentar, atëherë është pikërisht ajo që duhet bërë pa vonesë. Thirre grupin dhe zhvillojmë një diskutim të plotë”, shkruan Spiropali.

Në mesazhin e saj ajo thekson se vendimmarrja kolektive është forca e grupit parlamentar dhe garancia e legjitimitetit politik, duke shtuar se çdo qëndrim që del nga një diskutim i hapur meriton respekt.

Debati vjen pasi kryeministri Edi Rama duket se ia ka lënë përgjegjësinë për këtë çështje Ballës, ndërsa tashmë pritet nëse grupi parlamentar socialist do të mblidhet për të diskutuar mungesën e Spiropalit në votimin për Ballukun.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme