Kryesore 9 July 2026, 14:33 Nga VNA

“‘Bashkëpunimi im me Metën janë vetëm 3 kalamajtë’, Kryemadhi sfidon aktakuzën e SPAK: Pse nuk pyetët Agaçin dhe Ballën?”

Ndaje në Whatsapp
“‘Bashkëpunimi im me Metën janë vetëm 3

Me tone ironike dhe akuza ndaj SPAK-ut, Monika Kryemadhi kundërshtoi aktakuzën gjatë seancës në GJKKO, duke deklaruar se lidhja e vetme që e bashkon me ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta, janë tre fëmijët e tyre.

“Meta ka zero SMS për Adrian Shatkun, zero komunikim e firma për Adrian Shatkun. Ndërsa Edi Rama ka 2 firma lejesh për Adrian Shatkun. Si qenkan unë bashkëpunëtore me Metën për Adrian Shatkun dhe jo me Ramën. Bashkëpunimi im me Ilir Metën janë vetëm 3 kalamajtë. Ilir Meta kishte hallin e Shqipërisë”, tha Kryemadhi.

Më pas, ajo ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si është zhvilluar hetimi, duke pyetur pse SPAK nuk ka marrë në pyetje disa zyrtarë.

“Pse nuk e ka pyetur SPAK Engjëll Agaçin për mailin zyrtar që më ka çuar me propozimin e 3 anëtarëve të AKEP?! Pse nuk e ka marrë SPAK në pyetje Taulant Ballën!?”, u shpreh ajo.

Kryemadhi tha se është e vetëdijshme se procesi do të zgjasë, por kërkoi që t’i vihet në dispozicion vendimi mbi bazën e të cilit është ekspertuar telefoni i saj celular.

“E di që ky proces do të zgjasë. Unë do e ndjek gjithë procedurën. Pra, cili është vendimi juaj, që do ekspertojmë telefonin e Monika Kryemadhit. Unë dua këtë vendim. Në referencat e CD-ve të mia, unë nuk kam numra fashikujsh. Çdo provë që marr mua më ndryshon kronologjia. Kjo është një çështje që mund ta zgjidh vetëm unë, nuk ma zgjidh as Ilir Meta, as avokatët”, tha më tej ajo.

Ish-deputetja i kërkoi gjykatës që SPAK t’i vërë në dispozicion të gjitha procesverbalet e mbajtura për ekspertimin e telefonit celular, duke argumentuar se mungesa e tyre i ka cenuar të drejtën për mbrojtje.

“Duke pasur parasysh që 90 % e dosjes është me mesazhet telefonike, e kam kërkuar këtë edhe në shqyrtimin paraprak, por nuk më janë vendosur. Duke mos i pasur më është cenuar e drejta për mbrojtje. Në dokumentet e mia nuk ekzistojnë këto procesverbale. Unë kam marrë 6 disqe. Madje, në diskun 3 janë disa file që nuk hapen. Unë dua të di që ky telefon i ekspertuar, mbi bazën e cilit vendim është ekspertuar. Nëse SPAK e ka, të na e vendosë në dispozicion. Ne në çdo seancë na del nga një provë tjetër. Akuza është shumë seksiste. Për çdo veprim e paskam bërë unë. Pra, del që unë paskam qenë shërbëtorja”, theksoi më tej ajo.

Monika Kryemadhi, e cila akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në bashkëpunim me ish-bashkëshortin e saj, ish-presidentin Ilir Meta, po paraqet në GJKKO kërkesat e saj lidhur me provat e administruara në dosje.

Video

Pamjet e auditorit plot, ama, na i kurseu

Edhe pas 36 vitesh, fajin e ka populli dhe “armiqtë e huaj” Kjo video, e publikuar nga politologu Afrim Krasniqi, tregon se në Shqipëri politika i ndërron kostumet, por fjalimet i ruan për çdo rast. Retorika me të cilën pushteti u drejtohej të pakënaqurve në korrikun e vitit 1990 dëgjohet edhe sot ndaj studentëve, protestuesve dhe kritikëve të qeverisë. Pas 36 vitesh, sa kemi mësuar nga historia?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme