Kryesore 9 July 2026, 14:19 Nga X.S

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, pezullohet një efektiv policie për lidhje të papërshtatshme me një nga vajzat e përfshira.

Ndaje në Whatsapp
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, pezullohet një efektiv policie

Një efektiv policie është pezulluar nga detyra pas ngjarjes tronditëse në Fier, ku tri vajza dhunuan në mënyrë barbare një 17-vjeçare.

Lajmi u bë me dije nga Skënder Hitaj, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, gjatë një konference për shtyp.

“Është një video e rëndë ku shihen disa të mitura duke kryer veprime të dhunshme. Janë kryer veprimet procedurale dhe më pas, gjatë veprimeve hetimore që janë zhvilluar në vazhdimësi bashkë me prokurorinë, ka vijuar ndjekja penale. Një prej vajzave ka pasur rast të përsëritur dhe është arrestuar. Për një punonjës policie kemi marrë masën e përjashtimit nga detyra, pasi kishte kryer veprime të pahijshme ndaj një kolegeje”, tha kryepolici.

Ai sqaroi se efektivi ka kryer veprime që cenojnë figurën dhe imazhin e policisë.

“Pezullimi i tij është urdhëruar për shkelje të standardit dhe cenim të rëndë të figurës së punonjësit të policisë në krye të detyrës, pasi ka hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me një nga vajzat e përfshira në ngjarje”, theksoi më tej Hitaj.

Ngjarja e rëndë e Fierit tronditi opinionin publik pas publikimit të një videoje ku një 17-vjeçare u dhunua nga dy vajza 15-vjeçare dhe një 19-vjeçare, në shtëpinë e kësaj të fundit.

Video

Pamjet e auditorit plot, ama, na i kurseu

Edhe pas 36 vitesh, fajin e ka populli dhe “armiqtë e huaj” Kjo video, e publikuar nga politologu Afrim Krasniqi, tregon se në Shqipëri politika i ndërron kostumet, por fjalimet i ruan për çdo rast. Retorika me të cilën pushteti u drejtohej të pakënaqurve në korrikun e vitit 1990 dëgjohet edhe sot ndaj studentëve, protestuesve dhe kritikëve të qeverisë. Pas 36 vitesh, sa kemi mësuar nga historia?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme