Kryesore 28 March 2026, 17:56 Nga VNA

Video-skandali me Shqipërinë turistike, shteti tallet me bizneset e Borshit, shtrimin e rrugës e lan shiu i parë

Ndaje në Whatsapp
Video-skandali me Shqipërinë turistike, shteti tallet me bizneset e

Bizneset dhe banorët e fshatit turistik të Borshit i janë drejtuar redaksisë së VNA, duke vënë në dispozicion video që provojnë sa qesharake janë investimet shtetërore, përfshirë edhe zonat turistike.
Këto pamje i takojnë rrugës përgjatë bregut të detit në Borsh, e cila ndër vite ka qenë burim tymi e balte.
Banorët dhe bizneset e kanë mirëmbajtur segmentin privatisht ndër vite dhe së fundmi, në prag të sezonit, njoftuan policinë se do të zhvillonin një protestë kundër qeverisë e bashkisë pasi rruga bregdetare duhej shtruar nga shteti dhe s mund të mirëmbahej më privatisht.
Por bashkia Himarë ndërhyri menjëherë, duke ju kërkuar banorëve të qetësohen sepse do të vepronin menjëherë.
Të nesërmen, banorët i thanë VNA-së se bashkia shkarkoi disa kamionë me rërë bituminoze dhe shtroi rrugën. Edhe pse nuk ishte asfaltim sipas standardeve, bizneset e pranuan si zgjidhje.... Deri kur ra shiu i parë. Siç tregojnë videot e sjellja në redaksinë e VNA, investimi i bashkisë u shpla nga shiu dhe kjo është panorama me të cilën do të priten turistët.
Banorët thonë se kanë përgatitur kallëzim penal në SPAK për bashkinë, pasi dyshojnë se tenderi mbi të cilin u bë investimi me nxitim, ka gjasa të jetë në shkelje, më së paku të cilësisë së lëndës materiale dhe të punimeve.
Ata presin që Vangjel Tavo dhe këshilli bashkiak Himarë t'a shohin me seriozitet këtë segment.

Video

Pamjet e auditorit plot, ama, na i kurseu

Edhe pas 36 vitesh, fajin e ka populli dhe “armiqtë e huaj” Kjo video, e publikuar nga politologu Afrim Krasniqi, tregon se në Shqipëri politika i ndërron kostumet, por fjalimet i ruan për çdo rast. Retorika me të cilën pushteti u drejtohej të pakënaqurve në korrikun e vitit 1990 dëgjohet edhe sot ndaj studentëve, protestuesve dhe kritikëve të qeverisë. Pas 36 vitesh, sa kemi mësuar nga historia?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme