Kryesore 10 Shtator 2025, 14:22 Nga VNA

I mbijetuari i masakrës në Shkodër, Erogen Vaso: Si iu shpëtova plumbave të Ragip Gilës, me Bajrat kam miqësi

Ndaje në Whatsapp
I mbijetuari i masakrës në Shkodër, Erogen Vaso: Si iu

Erogen Vaso, që sipas hetuesve ishte shënjestra e atentatit të ndodhur në Shkodër, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë, është marrë në pyetje për herë të dytë lidhur me rrethanat e ngjarjes që tronditi qytetin.

Në dëshminë e tij para grupit hetimor, Vaso ka deklaruar se ndodhej në një tavolinë me dy miqtë e tij, kur një person me skafandër në kokë iu afrua. "U ngrita dhe u largova me vrap për t’i shpëtuar plumbave. Ai më ndoqi dhe qëllonte drejt meje", ka thënë ai. Sipas Vasos, ai mësoi vetëm në spital se dy miqtë e tij kishin mbetur të vrarë.

I pyetur për Ragip Gilan, i cili akuzohet si autor i krimit, Vaso deklaroi se nuk kishte njohje të mëparshme me të dhe as konflikte. Ai pranoi se kishte njohje me pjesëtarë të fisit Bajri, por mohoi kategorikisht përfshirjen në veprimtari kriminale.

Ndërkohë, e plagosura tjetër në ngjarje, Meri Kaceri, është marrë gjithashtu në pyetje nga hetuesit. Megjithatë, për shkak të tronditjes së thellë që kishte përjetuar, dëshmia e saj është vlerësuar si kontradiktore.

Ngjarja e rëndë ndodhi në mëngjesin e së hënës, në një lokal në Shkodër. Ragip Gila qëlloi me breshëri automatiku drejt tavolinës ku ndodhej Erogen Vaso Brajoviq. Si pasojë humbën jetën Liridon Kraja (alias Lushi) dhe Armando Pali, ndërsa Vaso dhe një kamariere mbetën të plagosur.

Policia ka shpallur në kërkim Barush (alias Bajram Bregu), i konsideruar si njeri i besuar i Ibrahim Licit, si dhe një 17-vjeçar që dyshohet si bashkëpunëtor i Ragip Gilës. Gjatë hetimeve, është zbuluar edhe një bazë armatimi në banesën e hallës së Ibrahim Licit, e cila dyshohet se përdorej nga autorët e dyshuar.

Policia dyshon se atentati është pjesë e një përplasjeje të vazhdueshme mes grupeve kriminale Lici dhe Bajri. Zanafilla e konfliktit besohet të jetë atentati me minë të telekomanduar ndaj Lulzim Kullës, dhëndrit të fisit Lici, i ndodhur në vitin 2018. Që nga ajo kohë, janë shënuar të paktën 13 viktima.

 

 

 

 

Video

Një video e dërguar në redaksinë e VNA tregon gjendjen e rrugës bregdetare në Borsh, e cila u shtrua me nxitim nga Bashkia Himarë pas paralajmërimit për protestë nga bizneset dhe banorët. Sipas tyre, rruga u mbulua vetëm me rërë bituminoze dhe investimi u shkatërrua nga shiu i parë, duke lënë sërish baltë dhe gropa në prag të sezonit turistik. Banorët paralajmërojnë kallëzim penal në SPAK, pasi dyshojnë për shkelje në tender dhe cilësinë e punimeve.

Kur të ulin nga fundi por ti mbahesh fort se ke Zegjinenë afër.

Kur të kap ngashërimi dhe del në radhë të parë që të kapë pak dhe kamera…

Do ta hapim partinë sa të mbarojmë punë me përjashtimet.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme