Kryesore 26 March 2026, 18:11 Nga VNA

Ministria e Shëndetësisë përgënjeshtron… ministren Evis Sala. Analizat “vijojnë normalisht”, ndërsa problemi do zgjidhet brenda vitit

Ndaje në Whatsapp
Ministria e Shëndetësisë përgënjeshtron…

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar duke deklaruar se nuk ka asnjë ndërprerje të analizave laboratorike në spitalet rajonale dhe universitare në vend, duke përgënjeshtruar alarmet për mungesë shërbimi.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimi vijon normalisht, veçanërisht për rastet urgjente që kryhen në çdo kohë për pacientët në nevojë.

Por ironia qëndron te fakti se vetë ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, gjatë ditës pranoi se situata me analizat është në proces rishikimi.

“Aktualisht po vlerësojmë, kemi të gjithë të dhënat dhe mbi bazën e tyre po bëjmë planifikimin e mirë të shërbimit. Nuk duhet të mungojnë analizat dhe këtë po e adresojmë dhe do ta zgjidhim brenda këtij viti”, u shpreh ministrja.

Pra, sipas komunikimit zyrtar problemi nuk ekziston, ndërsa sipas deklaratës së ministres po punohet që të zgjidhet brenda vitit. Një situatë ku përgënjeshtrimi duket se vjen… nga vetë ministrja.

Video

Pamjet e auditorit plot, ama, na i kurseu

Edhe pas 36 vitesh, fajin e ka populli dhe “armiqtë e huaj” Kjo video, e publikuar nga politologu Afrim Krasniqi, tregon se në Shqipëri politika i ndërron kostumet, por fjalimet i ruan për çdo rast. Retorika me të cilën pushteti u drejtohej të pakënaqurve në korrikun e vitit 1990 dëgjohet edhe sot ndaj studentëve, protestuesve dhe kritikëve të qeverisë. Pas 36 vitesh, sa kemi mësuar nga historia?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme