Kryesore 6 September 2025, 19:52 Nga VNA

Nuredin Dumani shtrohet me urgjencë në spital. Ç’po ndodh me të penduarin e drejtësisë?

Ndaje në Whatsapp
Nuredin Dumani shtrohet me urgjencë në spital. Ç’po ndodh

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, është shoqëruar me urgjencë në spital pasi ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se ai është paraqitur në urgjencë në gjendje jo të stabilizuar, ndërsa aktualisht po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore. Nuk dihet ende shkaku i saktë i gjendjes së tij, por autoritetet kanë marrë masa për ta mbajtur nën vëzhgim të rreptë.

Dumani është një nga emrat më të njohur të botës së krimit të organizuar në vend. Ai u arrestua në mars të vitit 2022 në Elbasan dhe që prej asaj kohe është kthyer në një nga bashkëpunëtorët kryesorë të drejtësisë. Dëshmitë e tij kanë çuar në arrestime dhe goditje të grupeve kriminale në disa qytete, përfshirë Elbasanin, Tiranën, Durrësin e Shkodrën. Nuredin Dumani është i penduari i drejtësisë që ka rrëfyer për SPAK dhjetëra krime të rënda, mes të tjerash atentate mafioze. Ai ka dhënë dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme për disa nga krimet e kryera, ndërsa ka folur edhe për ngjarje të tjera.

Detaje të reja mësohen mbi gjendjen shëndetësore të Nuredin Dumanit.

Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëjnë me dije se i penduari ka shfaqur probleme me zemrën. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, është vendosur që ai të transferohet në QSUT.

Aktualisht, ai ndodhet nën mbikëqyrjen e mjekëve, ndërkohë që forca të shumta policie kanë rrethuar spitalin, për shkak të statusit të tij si i penduar i drejtësisë.

 

 

 

 

Video

Pamjet e auditorit plot, ama, na i kurseu

Edhe pas 36 vitesh, fajin e ka populli dhe “armiqtë e huaj” Kjo video, e publikuar nga politologu Afrim Krasniqi, tregon se në Shqipëri politika i ndërron kostumet, por fjalimet i ruan për çdo rast. Retorika me të cilën pushteti u drejtohej të pakënaqurve në korrikun e vitit 1990 dëgjohet edhe sot ndaj studentëve, protestuesve dhe kritikëve të qeverisë. Pas 36 vitesh, sa kemi mësuar nga historia?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme