Bota 14 June 2025, 18:42 Nga VNA

Atentat tronditës në Minnesota: Vritet përfaqësuesja demokrate Melissa Hortman, Trump: Sulm i qëllimshëm ndaj ligjvënësve!

Ndaje në Whatsapp
Atentat tronditës në Minnesota: Vritet përfaqësuesja

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar pas atentatit tronditës të ndodhur në shtetin e Minnesotës, ku humbi jetën përfaqësuesja demokrate Melissa Hortman së bashku me bashkëshortin e saj, Mark Hortman. Në të njëjtin sulm u plagos rëndë edhe senatori i shtetit, John Hoffman, si dhe bashkëshortja e tij.

Në një deklaratë të publikuar nga Sekretarja për Shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, në rrjetin social X, presidenti Trump e ka cilësuar ngjarjen si një “sulm të qëllimshëm kundër ligjvënësve të shtetit”, duke theksuar se dhuna e tillë nuk do të tolerohet në asnjë rrethanë në territorin amerikan.

“Jam informuar mbi të shtënat e tmerrshme që ndodhën në Minnesota, të cilat duket se kanë qenë një sulm i synuar ndaj ligjvënësve të shtetit. Prokurorja jonë e Përgjithshme, Pam Bondi, dhe FBI janë duke hetuar ngjarjen dhe do të ndjekin penalisht çdo person të përfshirë deri në masën më të plotë që lejon ligji. Dhuna e tillë e tmerrshme nuk do të tolerohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zoti i bekoftë njerëzit e mrekullueshëm të Minnesotës – një vend vërtet i jashtëzakonshëm!”, thuhet në deklaratën e presidentit.

Si ndodhi atentati?

Sipas informacioneve të publikuara nga autoritetet lokale, autori i dyshuar ishte maskuar si oficer policie, duke veshur një uniformë dhe mbajtur një stemë të ngjashme me atë zyrtare. Ai gjithashtu drejtonte një automjet që i ngjante një makine patrulle, gjë që i mundësoi të hynte në pronën e Hortman-ëve pa ngjallur dyshime.

Superintendenti i Minnesotës, Drew Evans, konfirmoi se rreth orës 02:00 të mëngjesit, shërbimet emergjente morën një telefonatë urgjente për një incident që përfshinte senatorin John Hoffman dhe gruan e tij.

Më pas, rreth orës 03:35, gjatë një kontrolli proaktiv në banesën e Melissa Hortman, forcat e rendit hasën në të dyshuarin, i cili hapi zjarr ndaj tyre. Pas shkëmbimit të zjarrit, autori arriti të arratisej, ndërsa në vendngjarje u gjetën armë zjarri dhe prova që lidhen me sulmin.

Gjendja e të plagosurve dhe hetimet

Senatori John Hoffman ndodhet në gjendje kritike, por stabël në një spital të Minneapolis-it, ndërsa bashkëshortja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, hetimet janë marrë nën kontroll nga FBI dhe Prokuroria e Përgjithshme, ndërsa operacioni për kapjen e autorit vijon me përforcime të shumta në të gjithë territorin e shtetit të Minnesotës.

Policia ka apeluar qytetarët të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në kapjen e autorit të këtij krimi makabër, që ka tronditur politikën amerikane dhe ka hapur një debat të ashpër për sigurinë e ligjvënësve dhe figurave publike.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme