Bota 14 June 2025, 13:29 Nga VNA

Izraeli konfirmon vrasjen e 9 ekspertëve bërthamorë iranianë

Ndaje në Whatsapp
Izraeli konfirmon vrasjen e 9 ekspertëve bërthamorë iranianë

Izraeli ka vrarë nëntë shkencëtarë dhe ekspertë të përfshirë në programin bërthamor të Iranit gjatë sulmeve të tij ndaj vendit, tha ushtria izraelite.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se Ali Bakhouei Karimi, Mansour Asgari dhe Saeed Barji – ekspertë përkatësisht në mekanikë, fizikë dhe inxhinierë materialesh – u vranë nga sulmet ajrore të premten.

Vdekja e tyre u konfirmua nga agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim e Iranit.

Kujtojmë se Izraelit deklaroi më herët se kishte vrarë gjashtë ekspertë të përfshirë në programin bërthamor, së bashku me tre udhëheqës kryesorë ushtarakë, raporton CNN.

Ndërkohë Agjencia e energjisë atomike e Iranit thotë se dëmi nga sulmet izraelite në objektet bërthamore në Fordow dhe Isfahan është i kufizuar.

Zëdhënësi i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit tha se objektet bërthamore të Iranit në Fordow dhe Isfahan nuk u dëmtuan rëndë nga sulmi nga Izraeli të premten.

Nuk ka rrezik për kontaminim, tha zëdhënësi iranian. Ai minimizoi shkallën e dëmit të shkaktuar në uzinën kryesore të pasurimit bërthamor të Iranit në Natanz, duke thënë se objekti “nuk pësoi dëme serioze”.

Megjithatë, kreu i agjencisë mbikëqyrëse bërthamore të Kombeve të Bashkuara tha gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të premten se zona mbi tokë e objektit ishte shkatërruar.

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme